• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta Willie Garson, aktori i “Sex and the City”

-Instant, Paparazzi, Slider



Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare aktori Willie Garson, i mirënjohur për rolin e Stanford Blatch në serialin e famshëm, “Sex and the City”.

Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur i biri i tij, Nathen Garson.

“Të dua shumë babi. Pushofsh në paqe dhe jam i lumtur që pate mundësinë t’i ndash të gjitha aventurat e tua me mua dhe munde të arrish aq shumë gjëra në jetë. Jam jashtëzakonisht krenar me ty. Ti gjithmonë ishe personi më i ashpër, më qesharak dhe më i zgjuar që kam njohur. Nuk do të të harroj kurrë”, ka shkruar Nathen në një postim në Instagram.

Aktori vdiq të martën pasdite pasi luftoi me një sëmundje të rëndë. Garson kishte vuajtur nga kanceri dhe ishte i rrethuar nga familja në momentet e fundit të jetës.

Kujtojmë se në serialin e njohur, “Sex and the City”, Willie Garson ishte pjesë për 6 sezone.

Rolin e tij si, Stanford Blatch ai e përsëriti krahas aktoreve, Sarah Jessica Parker, Kim Cattrall, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, edhe në filmat e suksesshëm të arkave filmike “Sex and the City” dhe “Sex and the City 2”, si dhe ishte duke xhiruar për edicionin special të këtij projekti me titull, “And Just Like That”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *