• |
ide | kryesore

Një princ, për ta bërë Saint Etienne PSG e ri: mbretërori i Kamboxhias konfirmon ofertën

-Instant, Sport



Që nga mbërritja e Emirit të Katarit Al-Thani te PSG në 2011, investitorët e huaj në Ligue 1 janë rritur ndjeshëm. Rasti i fundit i një mbretërori të një vendi, që dëshiron të blejë një klub francez, është Norodom Ravichak, princi i Kamboxhias dhe nipi i ish-mbretit të vendit të Azisë Juglindore dhe avokat i pavarësisë, Norodom Sihanouk, i cili konfirmoi në një intervistë se dëshiron të blejë Saint-Etienne për ta rikthyer përsëri në krye të futbollit francez.

“Është e vërtetë që jam ofruar si kandidat për të blerë Saint-Etienne. Unë nuk vij këtu për të kryer një transaksion financiar. Unë dua të investoj afatgjatë dhe të kujdesem për Saint-Etienne,” theksoi Ravichak në një intervistë me RFI. Nëse biem dakord, unë do t’u siguroj atyre mjete të mjaftueshme financiare për të përmbushur ambiciet e tyre dhe për ta kthyer Saint-Etienne në shkëlqimin e së kaluarës”, shtoi ai duke iu referuar sukseseve të ekipit në vitet ’70, kur në fushë e udhëhiqte Michel Platini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *