• |
ide | kryesore

Po transportonte Sokol Sanxhaktarin në gjykatë, furgoni i Burgjeve përplas karrocën me kalë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident është regjistruar në aksin e rrugës rurale Bradashesh-Kusarth. Mësohet se në aksident është përfshirë një furgon i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i cili u përplas me një karrocë.

Po ashtu bëhet e ditur se furgoni, i cili transportonte dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari, në gjykatë ka përplasur kalin që tërhiqte karrocën.

Kujtojmë se Sanxhaktari akuzohet për vrasjen e Florian Lamçes që ndodhi orët e para të mëngjesit të datës 30 korrik, në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Nën avujt e alkoolit, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari qëlluan me mjete të forta Florian Lamçen, duke i marrë jetën. Të tre ishin miq me njëri-tjetrin dhe pas një sherri e kanë goditur me sende të forta në kokë Lamçen, ekanë zhveshur dhe e kanë lënë të vdekur.

Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut, Qazim Sejdini dhe ka shpëtuar disa herë nga drejtësia. Ai ka pranuar autorësinë e krimit, por ka thënë se nuk e mban mend motivin pasi ka qenë i dehur.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *