Një aksident është regjistruar në aksin e rrugës rurale Bradashesh-Kusarth. Mësohet se në aksident është përfshirë një furgon i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i cili u përplas me një karrocë.
Po ashtu bëhet e ditur se furgoni, i cili transportonte dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari, në gjykatë ka përplasur kalin që tërhiqte karrocën.
Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut, Qazim Sejdini dhe ka shpëtuar disa herë nga drejtësia. Ai ka pranuar autorësinë e krimit, por ka thënë se nuk e mban mend motivin pasi ka qenë i dehur.
Duket qarte qe fajin e ka kali!