• |
ide | kryesore

Reagon sërish Kurti: Nuk e kuptoj inatin dhe vrerin e Vuçiç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish rreth gjendjes në vendkalimet kufitare, ku serbët po protestojnë kundër masës së reciprocitet për targat.

Kurti iu ka bërë thirrje serbëve që të mos i bllokojnë rrugët, teksa ka shtuar se vendimi për reciprocitet për targa është i drejtë.

“Njësia Speciale ndodhet atje për t’i mbrojtur policët kufitarë dhe pikat kufitare, unë vazhdimisht u bëj thirrje qytetarëve serbë që nuk kanë nevojë t’i bllokojnë rrugët, meqenëse po e pengojnë lirinë e lëvizjes dhe lirinë e vetvetes”, u shpreh Kurti.

Më tej ai tha se vendimi i marrë është duke u zbatuar nuk është kundër askujt.

“Nuk e kuptoj atë inat përplot vrer të presidentit të Serbisë, ai e ka ditur shumë mirë që më datën 15 shtator skadon afati i marrëveshjes të cilën e ka pranuar vetë Serbia dhe do të dëshiroja të mos kemi tabela provuese as ne as Serbia, por për shkak se ata po insistojnë te ato tabela, do të na duhet t’i kemi edhe ne”, – tha Kurti për mediat.

/LAPSI.al



3 Comments

  1. O Albin.. re ne kurth Albin.
    Tani do bertasin Serbet dhe BE se dhe per krijimin e associacionit Serb eshte firmosur para 11 vitesh , por qeveria e Kosoves nuk e ka mbajtur premitimin.
    Tani je i detyruar te pranosh associacionin Serb.
    Te dhane nje veze per te te marre nje pule.
    Vucic po luan teatrin e radhes se nuk i plasi atij per targat , por ky ishte karremi per te te varur ty ne grep.
    Hajd ta gezoni associacionin Serb ne Kosove.

    1. 1) Pa e votu ne parlament nuk behet asocialeshi
      2) Edhe BE eshte ftillu qe nuk i duhet as dreqit pervec serbeve dhe ruseve…jo po te mbajne nje tjeter Bosnjen ne kurriz
      Qetesohu

      1. Fjala jote ne vesh te zotit… por me duket me shume si nje reagim emocional se sa dicka racionale. Kosovaret kane panuar planin e Atisarit per pakicen Serbe dhe kane firmosur marrveshjen per krijimin a atij associacioni. Do presim dhe do shohim. Por Serbet nuk do terhiqen kurre nga associacioni , ose shkeputjen e veriut te Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *