• |
ide | kryesore

Tensionet Kosovë-Serbi/ Varhelyi: Siguroni lirinë e lëvizjes pa vonesë

-Instant, Lajme, Të fundit
Varhelyi



Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, ka reaguar lidhur me tensionet në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së reciprocitetit për targat nga ana e Kosovës. Në një postimi në rrjetin social “Twitter”, komisioneri Varhelyi iu bën thirrje të dyja palëve që të zvogëlojnë tensionet.

Ai kërkoi të sigurohet liria e lëvizjes pa vonesë.

“Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të tregojnë përmbajtje dhe të zvogëlojnë tensionet, t’i kthehen dialogut dhe të sigurojnë lirinë e lëvizjes pa vonesë. Veprimet e njëanshme nuk janë kurrë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme, ndaj dhe duhet të tërhiqen”, shkruan komisioneri Varheyli.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *