• |
ide | kryesore

Tensionet në kufi, reagon Kurti: I vetmi person që do incidente është Vuçiç

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka folur për situatën në veri me rastin e aplikimit të masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.

Ai tha se i vetmi person i cili dëshiron incidente është presidenti i Serbisë është Aleksandar Vuçiç.

“Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë. Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë pronë komunale dhe kjo është keqpërdorim i aseteve publike. Ftoj grupin e organizuar të qytetarëve serbë sepse ata kanë bllokuar veten e tyre dhe lëvizjen. Për incidente dhe eskalim s’kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, s’kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia. Duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë. Ne jemi për dialog.

Edhe oferta jone publike është tejet praktike, le t’i heqim tabelat e përkohshme edhe Serbia e dhe Kosova. Besoj që nuk është në interesin e Serbisë që të refuzojë dialogun dhe bisedimet siç po bëjnë aktualisht. Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen bisedimet dhe ne jemi të gatshëm e të hapur për të biseduar”, tha kryeministri Kurti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *