• |
ide | kryesore

U gjet në një ishull kroat/ Zgjidhet misteri i gruas që kishte humbur kujtesën

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Një grua që kishte humbur kujtesën e gjetur në një ishull shkëmbor në Kroaci është identifikuar së fundmi nga autoritetet vendase.

Ajo është Daniela ose Dana Adamcova, 57 vjeçe, e njohur si ish-dizajner nga Sllovakia, që krijonte bizhuteri për yje amerikane të ekranit si Diana Ross, Brigitte Bardot dhe Barbara Streisand.

Identitetin e saj e konfirmuan miq dhe të njohur të saj në Kroaci e Sllovaki, të cilët e njohën nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale.

Gruaja u gjet në 12 shtator në ishullin kroat Krk, ulur në shkëmbinjtë e thepisur dhe nuk mbante mend as kush ishte dhe as si kishte mbërritur aty.

Me vete nuk kishte as dokumente identifikimi dhe as celular, por fliste një anglishte të përkryer. Autoritetet thanë se gjendja e saj tashmë është e qëndrueshme në spitalin e Rijekas. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *