• |
ide | kryesore

U përplas me Gardën, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin Dritan Gina

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Dritan Gina. Gina refuzoi të kontrollohej nga Garda e Republikës dhe u përpoq të hynte në sallë me forcë, por nuk u lejua. KPK shpalli vendimin e shkarkimit në mungesë. Gina u shty me forcë mes oficerëve të Gardës Republikës dhe u fut pjesërisht në sallë duke bërtitur: “Ç’a është kjo seancë?!”, por oficerët e shtynë jashtë në pak sekonda. Garda se ka lejuar ish-prokurorin të futet pasi nuk kishte me vete kartë identiteti.

Garda vuri në dijeni Komisionin dhe trupa e KPK vendosi të niste seancën pa praninë e Ginës, i cili ndodhej pas derës. Edhe pse ai nuk është lejuar në seancë, vendimi i shkarkimit është dhënë në mungesë pasi prokurori  u gjet në probleme të pasurisë dhe figurës.



2 Comments

  1. Ky ishte kurva e gjith asaj ajke qe quhej drjtesi. E kam njohur personalisht kete dallverxhi. I shikonte njerizit si kartmonedha. Nese doni te vini drejtsi merini pasurin, gjejani se e ka fshehur neper njerez te tjer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *