• |
ide | kryesore

Vettingu, shkarkohet prokurori i Sarandës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Lorenc Mërkuri. Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Gjatë seancës dëgjimore të martën më 21 shtator, Komisioni ngriti dyshime se Mërkuri ka fshehur pasuritë duke mos i deklaruar në vite si dhe ka cënuar besimin e publikut. Gjithashtu, u relatuan një duzinë me denoncimesh nga publiku lidhur me çështjet e hetuara prej subjektit, si dhe një raport negativ i DSIK që ngrinte dyshime për përfshirje në veprime korruptive në disa çështje penale, si dhe dyshime për kontakte të papërshtatshme. Mërkuri i kundërshtoi konstatimet e KPK-së dhe institucioneve ndihmëse të vetingut.

Lorenc Mërkuri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës. Ai është emëruar prokuror në vitin 2012 dhe prej dhjetorit 2013 deri në shkarkimin e tij nga detyra e ushtruroi funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Sarandës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *