• |
ide | kryesore

“Zgjodha Lazion për Sarrin, gjest i bukur i tifozëve për Strakoshën”: Hysaj pret një sezon fantastik me teknikun

-Instant, Sport



“Sarri dhe unë jemi pjekur nga të gjitha pikëpamjet që kur filluam së bashku te Empoli. Lazio është gjithmonë një ekip që i ka shqetësuar të gjithë, ka shumë lojtarë të fortë.” Kështu është shprehur, në prag të ndeshjes Torino-Lazio, mbrojtësi i bardhekaltërve Elseid Hysaj në konferencën për shtyp. “Immobile është një nga sulmuesit më të fortë në qarkullim. Është mirë ta kesh atë në ekip, si dhe Milinkovic, Felipe Anderson dhe Luis Alberton. Kur pashë se Sarri ishte te Lazio – shtoi ai – dhe bardhekaltrit më donin, nuk e mendova shumë. Lazio, pastaj, është një klub i madh. Ne po rritemi çdo ndeshje më shumë dhe shpejt do të përmirësojmë mënyrën tonë të lojës” shpjegoi shkodrani.

Ndeshja me Torinon është tani prioritare për mbrojtësin shqiptar, që mundohet të mos zbilancohet: “Është një ekip i fortë, duhet të shkojmë atje me bindje. Ne jemi Lazio, jemi të fortë dhe për këtë arsye ne duhet të përpiqemi të bëjmë ndeshjen. Do të shohim objektivat sezonale që kemi ditë pas dite – deklaroi ai – dhe në fund të vitit do të kuptojmë se ku kemi arritur. Mund të përmirësohemi në shumë aspekte, por me disponueshmërinë të gjithëve dhe praninë e trajnerit ne tashmë po rritemi mjaftueshëm. Nuk mendojmë për derbin, të gjitha ndeshjet janë të vështira”.

Një mendim edhe për Sarrin, me të cilin Hysaj ka qenë në tre klube të ndryshme, gjë që e bën të konsiderohet i preferuari i teknikut: “Krahasuar me të kaluarën, Sarri është edhe më i motivuar – këmbëngul ai – ai po i transmeton Lazios dëshirën e tij për të ndryshuar lojën – tha mbrojtësi duke komentuar edhe ngjarjet që lidhen me portierin shqiptar Thomas Strakosha -. Lazio ka një trashëgimi të portierëve, Reina dhe Strakosha janë shumë të fortë. Më vjen keq për Thomas, por ai është një profesionist dhe fansat i treguan atij dashuri. Ishte një gjest i rëndësishëm nga tifozët për të dhe për ekipin në përgjithësi. Ata janë dy portierë të fortë që duhet ta luajnë ”, përfundon ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *