• |
ide | kryesore

Adriatik Llalla nuk është shpallur ende në kërkim ndërkombëtar, zbulohet sëmundja nga e cila vuan ish-kryeprokurori

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kërkimi për ish prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla varet nga SPAK, e njëjta prokurori antikorrupsion që kërkoi dënimin e tij dhe shpalljen fajtor.

Burime pranë Interpolit në Tiranë pohuan për Gazetasi.al se pranë këtij institucioni nuk është depozituar ende një kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës, i dënuar me dy vite burgim për fshehje të pasurisë në tre raste.

Ndërkohë policia e Tiranës menjëherë sapo konstatoi mos gjetjen e ish zyrtarit të lartë në banesë njoftoi prokurorët e posaçëm që urdhëruan shpalljen në kërkim kombëtar, pra një kërkim që do të kryhet nga drejtoritë vendore të Policive.

Por gjithë ky veprim është nul dhe i panevojshëm dhe thjesht do jetë një kërkim me shkresa brenda Shqipërisë , mbasi faktet dhe kqyrja e sistemit TIMS vërteton që Llalla ka lënë Shqipërinë nëpërmjet Rinasit së pari me destinacion vendin fqinj, Italinë.

Që do të thotë se autoritetet e kërkimit ishin të qarta se Llalla e kishte lënë vendin me kohë, por shkuan në shtëpinë e tij për procedurë dhe sa për të firmosur një procesverbal që mund të ishte firmosur edhe pa e vizituar vilën brenda të cilës ishin vetëm anëtarët e familjes së ish kryeprokurorit.

Sidoqoftë ditët në vazhdim do të jetë e qartë nëse Policia e Shtetit do presë afatin tre mujor të kërkimit kombëtar, apo do njoftojë SPAK që njëherazi ka akses dhe informacion për hyrje daljet dhe vërtetimin e tyre në kufi.

Nëse autoritetet do të vepronin me efikasitet për zbulimin e vendndodhjes së ish -kryeprokurorit, atëherë SPAK përpara faktit të arratisjes, duhej të njoftonte Interpol Tiranën për shpalljen në kërkim ndërkombëtar, që brenda 24 orëve mbasi vë në dijeni qendrën e Interpolit në LION, shpërndahet shpallja në kërkim ndërkombëtar që shoqërohet me fotografinë e 52 vjeçarit nga Gramshi, moshën, ngjyrën e syve dhe vendimin prej dy vitesh burg të shpallur nga Enton Dhimitri, Nertina Kosova dhe Miliana Muça.

Nga çfarë vuan Llalla?

Megjithatë avokati këmbëngul se ish prokurori i përgjithshëm vuan nga një sëmundje dhe se situata e tij shëndetësore është përkeqësuar, çka hap mundësinë e një dakortësie në heshtje mes palëve për të depozituar një kërkesë surprizë ku përmes kësaj epikrize nuk është çudi që mbrojtja të kërkojë zëvendësim të dënimit me një dënim më të butë për shkaqe shëndetësore.

Por nga çfarë vuan Adriatik Llalla? Burime pranë njerëzve më të afërm treguan për Gazetasi.al se ish- prokurori i përgjithshëm vuan nga epilepsia dhe se kjo sëmundje e shoqëron prej vitesh, madje edhe gjatë kohës kur ai drejtonte stafetën e organit qendror të akuzës, apo edhe më herët ILDKPKI-në, nga prej rrugëtoi në krye të organit qendror të akuzës.

Por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar vitin e fundit, dhe nuk është çudi që kjo mund të jetë një nga arsyet se përse ish zyrtari I lartë po i shmanget burgimit. Nuk përjashtohet mundësia që ish zyrtari më i lartë i dënuar që i përket akuzës të kërkojë azil politik, por të gjitha këto versione mbeten aludime që do të kuptohen orë mbas ore.

Derisa panorama të jetë e qartë, Llalla së paku është në kërkim kombëtar, por pa kryer asnjë kërkim veç vizitës të së mërkurës në mbrëmje në shtëpinë e tij në Tiranë./ Si



10 Comments

  1. Eeee mund te jete e vertete dhe smund te jete e vertete. Esht nje semundje qe manipulohet me shume pasi eshte e veshtire qe ta provosh qe e ke ose nuk e ke. Luhet shume me te per perfitime te natyres se uljes apo lehtesimt te denimit.

  2. Rama, psh., Edvin Kristaq Rama beshtire se do te mund te denohet ndonje dite per cfaredo akuze – me gjithe ato diagnoza qe ka!

  3. Rama nuk do të gjykohet sepse nuk është i aftë për të gjykuar e vepruar. Kjo kuptohet se çfarë ka bërë në këto 8 vjet. Një njeri normal nuk do ti bënte.

  4. Nuk duan ta arrestojne dhe asnjehere nuk do beje burg, e kane porosi nga i gjati vetë.
    Vetem budallai nuk e kupton kete.
    Nje Kryeprokuror per 5-6 vjet ka ne dore shume prova dhe dosje per pushtetin qe po i beri publike e rrezon qeverine brenda javes.

  5. Nje te njohurit tim mjek i bllokuan pasaporten e mezi e mori pas dy vitesh kur ishte nen hetim per vdekjen e nje pacienti nga nje semundje e rende. Pa pas faj fare ashtu siç e shpalli gjykata te pafajshem.
    Ky ketu i denuar me burg nga gjykata e shkalles se pare bridhte lirshem brenda e jashte vendit dhe iken serbes diten qe vendos Gjykata e Apelit.
    Drejtesia e rilindur pas vetingut njesoj si ajo e vjetra!

  6. Mosarrestimi i mundshem i Llales do jete deshtimi i rradhes i reformes ne drejtesi, pas atij te Saimir Tahirit. Vete akuzat dhe masa e denimit jane qesharake, dashnorja e Llalles ka 20 apartamente, keta do na mbushin mendjen se ky kishte vetem 1. Po te jete keshtu vereni perseri kryeprokuror se paska qene shume i ndershem. Sa per semundjen, Llalla ka viteqe vuan nga epilepsia, por kjo nuk e pengoi as te behej kryeprokuror, as te zihej me grushta me kryetarin e shoqates per dashnoren e perbashket. Keshtu qe ska pse ti behet pengese per ne burg.

  7. Qeveritaret tallin bythen.Populli po vuan per buken e gojes.Papunesi e madhe.Te rinjte po largohen jashte shtetit.Kane ngele vetem mosha delikate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *