• |
ide | kryesore

Arrestohet në Durrës 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia

-Instant, Lajme, Të fundit



42-vjeçari Julian Mandija është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi është shpallur në kërkim nga shteti italian për trafik droge. Mandija pritet që të ekstradohet drejt Italisë pasi gjykata në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

42-vjeçari akuzohet për trafikun e 15 kilogramëve heroinë në Itali, së bashku me 4 persona të tjerë që janë kapur më herët nga Policia italiane.



2 Comments

  1. Më 1 qershor të vitit 2015, Sali Berisha denoncoi përmes një fotoje, një trafikant të dënuar droge.

    Ai tha se Endri Peza, i cili pozonte me kryeministrin Edi Rama, është dënuar në Itali.

    Por një valë reagimesh kundër ish kryeministri pasoi jo vetëm në median sociale, por edhe në atë tradicionale.

    Mediat e Ramës, me në krye gazetën Tema dhe Shqiptarja, shkruanin se Endri Peza është i pafajshëm dhe se Berisha po njollos një njeri të ndershëm. Madje Tema e Mero Bazes shkruante se Berisha del gafil sërish.

    Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj duke publikuar të plotë vendimin e dënimit të Pezës, i cili kishte edhe një bashkëpunëtor të dënuar, të quajtur Julian Mandija. Banda e tyre trafikonte sasi të mëdha heroine.

    Koha kaloi dhe sot u mësua se Julian Mandija, i cili punonte prej vitesh i qetë si doganier në Durrës, është arrestuar nga policia dhe pritet të ekstradohet pasi është dënuar me 7 vite burg në Itali.

    Pikërisht e njëjta gazetë, Shqiptarja e Karlo Bolinos, tani shkruan me shkronja të mëdha se ky është një skandal.

    Lexojeni se çfarë shkruan kjo gazetë sot, ndërsa pyetja që ngrihet është: po në vitin 2015, pse nuk ishte skandal denoncimi i Berishës?

  2. Denuncimi i Berishes ishte nje skandal i vertete, che kjo qe shkruani ju eshte akoma me teper se nje skandal.
    Endri Peza mbas atij publikimi vuri ne faqjen e zotit Berisha i cili don te mashtroj popullin shqiptar certifikaten penale qe eshte i paster ne Itali e sot e kesaj dite eshte nje njeri familjar e pa probleme. Perpara se te shkruani artikuj te pavlere mjafton te beni nje kerkim te thjesht online e do te shihni rezultatin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *