• |
ide | kryesore

Barcelonës ‘i lidh duart’ kontrata e Koeman: ka një penalitet të rëndë nëse shkarkohet tekniku

-Instant, Sport



“Nuk do të flas për të ardhmen time”, ka thënë trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, pas barazimit me Granadën, por fati i tij tani duket i vulosur dhe blaugranat kanë madje edhe listën e emrave për ta zëvendësuar. Cadiz, Levante dhe Atletico Madrid në kampionat dhe Benfica në Champions do të jenë fazat e ardhshme të sprovës, por fati i trajnerit duket se është vulosur pavarësisht një fature prej 5.8 milionë euro që do të duhej të paguheshin për hollandezin në rast të shkarkimit para afatit (qershor 2022). E megjithatë, ka edhe një detaj që është në favor të hollandezit. Sipas të përditshmes Sport, Barcellona duhet ende të vendosë mbi shkarkimin e Koeman pas një nisje sezoni aspak brilant. Klubi katalanas është i bllokuar më shumë se gjithcka për shkak të një pengese ekonomike e nuk bëhet fjalë vetëm për pagën që duhej ti paguante në këtë rast Koeman: në rast shkarkimi, katalanasit duhet t’i japin teknikut 1,8 milionë euro si penalizim.

Sipas asaj që bën të ditur El Chiringuito TV, presidenti Laporta nuk është aspak i kënaqur me rezultatet e këtij fillimi të sezonit dhe ka përfshirë Andrea Pirlon në një listë me emrat e pasardhësve të mundshëm të holandezit. Ish-trajneri i Juventusit, për më tepër, nuk ka kërkesa të mëdha ekonomike ose kërkesa të larta për skuadrën (ndryshe nga Antonio Conte) dhe mbi të gjitha ai mund të jetë figura e duhur për të ‘dërguar’ ekipin në duart e Xavit, të cilin klubi nuk do të donte të ‘digjej’ duke ia besuar menjëherë stolin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *