• |
ide | kryesore

Boris Johnson: Rritja e temperaturave globale e paevitueshme, pikë kthese për njerëzimin

-Instant, Arkiva, Planet



Samiti për klimën i liderëve botërorë, që do të mbahet në 40 ditë, do të jetë “pikë kthese”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson në një fjalim në Kombet e Bashkuara.

Ai ka paralajmëruar se rritja e temperaturave globale është e paevitueshme tashmë, mirëpo u ka bërë thirrje liderëve që të përkushtohen për ndryshime të mëdha në mënyrë që të luftohet ngrohja më e madhe.

Katër sektorë në të cilët duhet punuar – “thëngjilli, makinat, paratë e gatshme dhe drunjtë”, ka thënë ai.

Shtetet duhet të marrin përgjegjësi për “shkatërrimin që po i bëjnë jo vetëm planetit tonë, por edhe neve”.

“Është koha që njerëzimi të rritet”, ka shtuar ai, para mbajtjes së Samitit për Klimën që do të mbahet në Glasgou.

Kryeministri britanik ka thënë se është koha për të dëgjuar paralajmërimet e shkencëtarëve.

“Shikoni COVID-19 nëse doni shembull sesi shkencëtarët kanë pasur të drejtë”.

Johnson ka përgëzuar presidentin kinez, Xi Jinping për zotimin e tij që të ndalë ndërtimin e fabrikave me thëngjill.

Mirëpo ai i ka bërë thirrje shtetit – që prodhon 28 për qind të emetimeve të gazrave serrë – që të shkojë përtej premtimit dhe t’i japë fund përdorimit të brendshëm të thëngjillit, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar është dëshmi se mund të bëhet shtet i tillë. /rel



2 Comments

  1. KJO TE HABIT,BEJN SIKUR DUN ZGJILLJE ,NE BURIM DHE VEPROJN ,DUKE HAPUR BURIME PROBLEMESH PERDERI SA NUK NDALIN POLITIKAT E INTERESIT DHE ZHVILLIMIN E KONKURENSCES INTERESIT thotë:

    NUK ESHTE MOMENTI ,TE BERTASIN GJITH NJEHERESH,DHE GJITH TE FLASIN PER ZGJILLJE,MBASI TE GJITH ,NE GJAK KEMI INTERESIN ,UNIN EGON ,PER PUSHTET PARA,DHE PER KET JEMI TE GJITH KUNDER TE GJITHEVE,KETU FILLON PROBLEMI DHE ,DHE I HAP RRUG KUPTIMIT ZGJILLJES,ZGJILLJES,,KA ZGJILLJE QE NA LARGOJN NGA NDOTJA,QE NA LARGOJN ,NGA ARMIQSIJA QE NA LARGOJN ,NGA PROBLEMI DHE OFROJN TEK GJITHA ZGJILLJET,POR KJO SNA PELQEN NEVE,SEPSE NUK DUAM DHE VEPROJM PER TJERET ASHTU SIc DUAM DHE VEPROJM PER VETEN ,KY ESHTE HAPI PARE I ZGJILLJEVE,SEPSE ZGJILLJET FUNKSIONOJNE NGA FORcA E ANGAZHIMIT UNITETIT MASIV JO INDIVIDUAL, KETO JAN GENET E KETI KODI GJENETIK,PO TA QUANIM SI ORGANIZEM KET SISTEM FUNKSIONI,NE KETO GENE I KEMI PRISHUR KEMI BERE GJITHcKA HIBRITE TE VERTETEN LIGJET VEPRIMET SIPAS DESHIRES ,MIRPO MENDIMI DHE VEPRIMI HIBRIT,ESHTE JETSHKURTER DESHTUES,NUK FUNKSIONON PERGJITHNJE AS NE N cILESI , AS NE SUKSES,NEVE LARTESOJME MENDJEN TONE ,SIKUR NE DIM GJITHcA,KU NE FAKT NE NUK DIM ASGJE ME SHUM SE ESHTE KRIJUAR ,NUK DIM SI FUNKSIONOJN,NUK DIM TI MENAXHOJM ,SEPSE NUK DUAM TE NJOHIM ULLZIMIN PER TO, SEPSE NEVE SNA PELQEN E DREJTA HAKU PER TE GJITH E DUAM VETEM PER VETEN,KETU FILLON PROBLEMI,KUR NJERZIT TA PRANOJN KETE DUHET THEN QE TANI SAPO U HAP PORTA E SHPETIMIT,PER TE GJITH,MOMENTALISHT DUKEN TE HAPURA PORTAT E FERRIT ,MBASI KJO QENKA ZGJELLJA E PAKIcES NJERZORE,PER SHUMIcEN POR E KEQA DO BEHET SI URAGAN DHE DO NA MARRIN PARA NE MENYR TE MERITUAR SHUMIcEN NJERZORE,1 PERSHKAK TE ANGAZHIMIT HESHTJES DITURIS DHE MOSNDIKIMIT,PER SHKAK TE HIPOKRIZIS DYFTYRSIS ETJ ,NJERZIT E ZGJUAR KUPTOJN DHE REFLEKTOJNE SHPEJT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *