• |
ide | kryesore

De Roon dhuron tre fanella, në dyqanin e Atalantas nuk shkon askush: “Bast që Messit nuk do ti ndodhte kurrë”

-Instant, Sport, Video



Një aventurë aspak e bukur e shoqëruar me ndonjë të qeshur të hidhur për Marten De Roon në dyqanin e Atalantas. Mesfushori zikaltër, në mediat sociale, premtoi se do të dhuronte tre fanella të autografuara për tifozët e parë të pranishëm në dyqanin e Dea-s, por në orët në vijim asnjë mbështetës nuk u shfaq për të, duke e kthyer iniciativën në një dështim.

“Unë jam në dyqanin e Atalantas në Bergamo. Për tre personat e parë që hyjnë dhe blejnë fanellën e Marten De Roon, unë do t’i bëj autografet dhe do t’i paguaj vetë – ishte mesazhi i De Roon në Tëitter -. Kështu që unë shpresoj se ata do të mbërrijnë shpejt … “. Një apel që tifozët zikaltër mesa duket nuk e pranuan. Pasi shëtiti nëpër dyqan dhe gjithashtu bëri edhe një ‘puzzle’ ndërsa priste më kot ndonjë tifoz, në mbylljen e dyqanit mesfushori u kënaq me një konsideratë ironike. “Vë bast se Messit nuk do t’i duhet kurrë të merret me diçka të tillë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *