• |
ide | kryesore

Dritan Dajti shfaq probleme shëndetësore, transportohet drejt QSUT-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dritan Dajti është transportuar mbrëmjen e djeshme në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai po vuan dënimin në burgun e Peqinit por deri në kryeqytet është sjellë nën masa të rrepta sigurie.

Ende nuk dihet se çfarë problemen shëndetësore ka shfaqur i dënuari, por kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që ai dërgohet në spital. Dajti u transportua në janar të këtij viti në QSUT pasi rezultoi me Covid-19, që i solli komplikacione shëndetësore. Vitin e kaluar po ashtu ai ka shkuar për një vizitë mjekësore në ish-Bllok.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *