• |
ide | kryesore

Flamur Noka: Po ushtrohet presion dhe shantazh te degët për t’i mbyllur dyert Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së Flamur Noka, i rreshtuar në mbështetje të nismës së ish-kryeministrit Sali Berisha, deklaroi se Kuvendi i kësaj partie do të mblidhet dhe nuk do të ketë përplasje në kampin blu.

Në një prononcim për mediat, Noka foli për një presion që sipas tij Basha po u bën krerëve të degëve në rrethe që të mos hapin dyert për liderin historik të PD-së Sali Berisha.

“Ajo që i bëra me dije është se Kongresi i PD do mblidhet, Kuvendi do mblidhet, nuk mblidhet për të shqyrtuar asnjë vendim të SHBA-ve. Ky Kuvend do mblidhet kundër Lulzim Bashës, që është minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson shumicën e PD-së”, tha Noka.

Pyetje-Përgjigje

Pyetje: A u është bërë presion krerëve të degëve në rrethe që mos jenë në takim me z.Berisha?

Noka: Ka disa ditë që ka filluar një tur takimesh me drejtuesit duke i thirrur këtu, duke i presionuar dhe duke u ushtruar shantazh për të mos i hapur dyert liderit historik të PD-së. Kjo është thjesht e turpshme, por neveritshme, tregon panikun që e ka zënë kryetarin nga lëvizja e demokratvve.

Pyetje: A i frikësoheni një përjashtimi?

Noka: Kam 30 vjet në këtë parti, kam ardhur që fëmijë. Po të ishte për interesat e mia do isha një mjek onkolog, nuk do kisha asnjë përçarje. Ajo që më dhemb është fati PD-së. Basha me atë vendim i dha një goditje fatale PD-së. Këtu po shkohet drejt instalimit të një sistemi politik të modelit kinez, ku opozita emërohet dhe drejtohet nga mazhoranca.

Pyetje: A rrezikojnë demokratët të shkojnë në përplasje?

Noka: E para, asnjë përplasje, asnjë përçarje nuk do të ketë. Sepse shumica absolute e demokratëve janë kundër vullnetit të shprehur të kryetarit të partisë. Prandaj e mori vendimarrjen natën, në mënyrë okulte dhe individualisht. Foltorja po i bashkon demokratët.

Pyetje: A ndihni të tradhtuar nga kolegët që kanë dalë pro Bashës?

Noka: Kanë qenë të detyruar. I keni parë si kanë dalë, më fytyrë të zbehtë.



7 Comments

  1. Nëse Berisha arrin ta rrëzojë Bashën, nuk ka dyshim që kryetari i radhës do jetë një tjetër zar i tij, në mos ai vetë. Ama, kjo nuk do të thotë që dilema, me të cilën përballet PD-ja, është midis Berishës dhe Bashës. Ky i fundit është produkt i Berishës si në formë, edhe në përmbajtje. Ai është vendosur dhe ka qëndruar në krye të PD-së me bekimin dhe metodat e doktorit. Madje, Basha ende nuk është distancuar politikisht prej Berishës.

  2. Sa turp . me kete basha tregon se ishte , eshte dhe do jete gjithmone nje njeri shuuuuuuume i vogel .
    Vetem per keto kurvlliqe ky bastard idiot duhet te largohet nga drejtimi i pd .

  3. Më duket se jeni ca si vonë. Kanceri satanik tashmë e ka kapur për fyti PD dhe gjithë politikën e vendit.

    Fatkeqësisht ju nuk arrini t’i kuptoni akoma çfar monstrash keni përballë. Por paçi fat megjithatë!

  4. Shume e sakte Miri, eshte me te vertete nje sekt satamik ku paciperine e kane kthyer ne sistem dhe model suksesi

  5. Kuptohet o i paloqe i ores 15;04 qe ti do rrish me hajdutin dhe qenin tradhtar te Kosoves, dhe dhe te mbare shqiptareve , e tjeret shqiptare patriote jo tradhetare si rraca juaj e ndyre do jen e me ate qe ju del ne enderr, prej te cilit ju dhiteni baske me hiperhajdutin toksik, qe infekoton dhe helmon çdo gje qe prek!Ne hale do shkoni njeri pas tjterit llumibi kombit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *