• |
ide | kryesore

Lubonja: Berisha e pësoi nga sistemi që ngriti vetë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja



Analisti Fatos Lubonja ka komentuar përplasjen Berisha-Basha brenda Partisë Demokratike pas përjashtimit të ish-kryeministrit nga grupi parlamentar demokrat.

Gjatë një interviste në emisionin “Real Story”, Lubonja thotë se ky debat ka marrë vëmendjen e opinionit dhe politikës duke lënë mënjanë çështje të tjera më të rëndësishme siç është korrupsioni. Sipas tij, Berisha ka rënë viktimë e sistemit të korruptuar që e ngriti vetë disa vite më parë.

Sipas Lubonjës, lufta kundër korrupsionit po përdoret si një mekanizëm për të ardhur në pushtet, duke sjellë në vëmendje disa lëvizje politike të kryeministrit Rama në të kaluarën.

“Çështja për mua sot është, kemi një vend që ka një mijë probleme, që ka një korrupsion të jashtëzakonshëm, dhe një qeveri që është mbështetëse e mafies, që po pastron paratë e pista. Në vend që ne të merremi me këtë çështje, që është primare, merremi me një njeri që u hoq, për korrupsion nga amerikanët, pra për korrupsion që vë në rrezik interesat amerikane.

Unë shoh një parti, mazhorancën, që është parti që ka ndërtuar sistemin e korrupsionit dhe që vazhdon të fuqizohet, deri në atë pikë sa ka hyrë dhe krimi në Parlament dhe ka kapur shtetin. Këtu problemi është se a kemi ne një opozitë kundër kësaj mazhorance, apo lufta ndaj korrupsionit është thjesht mjet për pushtet për të eliminuar kundërshtarin.

Më 2011, Edi Rama në opozitë nxori videon, ku dilte i korruptuar Ilir Meta. U vërsulën njerëzit për të djegur kryeministrinë, por pas 2 vitesh, më 2013, kur u bashkua me Ilir Metën, tha se këtu nuk është problem personash, por sistemi.

Bashkëpunoi 4 vite me Ilir Metën, pastaj e merr timon e drejton vetë dhe na ka sjellë në këtë gjendje ku jemi. Këtu kemi të bëjmë me përdorim të korrupsionit për luftë për pushtet. Është skandal që askush nuk flet për ata 60 mijë fëmijë që po ikin, por merren me fëmijët. Unë mendoj se problemi i vërtetë duhet të jenë këto 60 mijë fëmijë, që po ikin nga vendi.

Të mos flasësh për këtë, por të merresh me Berishën, do të thotë t’i shërbesh këtij sistemi, berishizmit. Kemi ndërtuar një sistem korrupsioni, ku çdokujt mund t’i gjesh një gjë ta kapësh. Berisha ka rënë viktimë e berishizmit, si formë që inauguroi me Fatos Nanon, dhe tani po e pëson vetë”, – tha Lubonja.



7 Comments

  1. “Çështja për mua sot është, kemi një vend që ka një mijë probleme, që ka një korrupsion të jashtëzakonshëm, dhe një qeveri që është mbështetëse e mafies, që po pastron paratë e pista. Në vend që ne të merremi me këtë çështje, që është primare, merremi me një njeri që u hoq, për korrupsion nga amerikanët, pra për korrupsion që vë në rrezik interesat amerikane.

    Po pra te shkrimi i panoramës, ti u morre më shumë me Berishën e viteve 90, se sa me Ramën e këtyre 8 viteve që e ka

    1. Po ti ka 8 vjet që gjasme merresh me korrupsionin e rilindjes, biles në mandatin e parë thoje që të bëjë 2 mandate rama që shqiptrët ta njohin më mirë.

      Pra ti Luli e tj gjasme opozitarë çfarë bëtë 8 vjet? Një mut bëtë.

      Kjo është mënyra juaj e të bërit opozitë me shkrime e facebook.

      Berisha ka stil tjetër!

      Ai të përmbys! Me hir apo me pahir!

  2. Lubonja ka në gen akoma komunizmin, nuk ndalet së hedhuri helm për berishën, shikoni si shprehet: …”, merremi me një njeri që u hoq, për korrupsion nga amerikanët, pra për korrupsion që vë në rrezik interesat amerikane…..

    Në qoftëse një militanti injorant i falet të shprehet kështu se është gjysëm i informuar, përveç se injorant, Lubonja me poshtërsi e përdor këtë fjali për të na mbushur mendjen se po të hoqën amerikanët nuk ka nevojë as për akuza, as për gjykatë as për vendime të institucioneve shqiptare.

  3. Sali Berisha ka nxjerr shpatën dhe Lulzim Basha mburojën, partia është ndarë mes të dyve, dhe ithtaret e Sali Berishës, të cilët janë më shumë në shtyp se sa në parti, po mbrojnë tezën se Sali Berisha duhet përdorur sa të heqë Lulzim Bashën dhe të vendosë një kryetar tjetër.Shpellkare e cecene ne mbrojtje te llalles se salihut e likes,nuk flasin salihu e likja por kane leshuar nje kategori cakallesh e skifter dhe po shajne ameriken,rrace me e ndyre shpellkaresh nuk i gjen ne bote por vetem ne shpellat e vicidolit dhe skraparit,prisni rrallen o enverista të salih saliban berisha.me ne fund lubonja e kuptoje se kush eshte salihu i vertet u deshen 16 vjet qe ky tosi i enverit po i tregon shpellkareve te lapsit se ky eshte salihu

  4. Mbas 30 vjetesh do ta pesonte here nga te vetet here nga komunistet.

    Kush kapet me presh ne duar eshte ideale.

    Po gjuaj nje kali te ngordhur nuk te eksiton.

  5. ketu as nje shqiptar nuk ka ngritur asgje asnjehere. sepse shqipria thjesht eshte e blere.keshtu qe boll na bete naivin.ata qe kane bler e duan bosh.

  6. Ky Lapsi eshte bere forum i te degjenruarve dhe militanteve te trashe ” demokrate” dhe berishiste ashtu sic ka kohe qe eshte bere Tema vegel e Rames.

    Bushati te kete kujdes sepse nje mut i madh jane militantet e cdo partie terroriste ne Shqiperi, mos me thene qe Berishistet jane me idiote dhe anti Shqiptare se Ridhjeresit.

    Lubonja ka te drejte ne cdo gje qe thote ketu perpos faktit qe thote ” korrupsioni i Berishes demtonte interesat Amerikane ” sepse Berisha eshte super plehere, por nje plehre e promovuar nga Amerika.

    Pra America ka promovuar llumin ne Shqiperi dhe tashme ka 1 dekade qe promovon Ramen dhe zarat e Sorrosit.

    Thelbi eshte o Shqiptare, qe per sa kohe ne Shqiperi sundon rruga e Elbasanit, ne si komb jemi ne rrezik ekzistence .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *