• |
ide | kryesore

Luftë pabarazisë, inisitiva për të varfrit e kundër racizmit: Rashford bëhet lëndë studimi në shkolla në Angli

-Instant, Sport



Marcus Rashford, një kampion brenda dhe jashtë fushës. Pasi është evidentuar me nisma të rëndësishme për të luftuar pabarazitë në shoqërinë e sotme dhe në veçanti për të ndihmuar të gjithë ata fëmijë që luftojnë për të ngrënë një vakt të plotë çdo ditë, futbollisti i Manchester United dhe kombëtares së Anglisë bëhet një “cështje studimi” në shkolla.

Siç është raportuar nga disa media britanike, përfshirë Guardian, modeli social i Rashford do të bëhet pjesë e programit të edukimit mediatik në shkollat britanike. Lojtari, siç u përmend më parë, është angazhuar në disa fushata për drejtësi sociale, përfshirë edhe një kërkesë të drejtuar qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të rimbursuar ushqimet në shkolla për fëmijët nga familjet më të varfra, si dhe propozimin për të krijuar klube leximi dhe ndërhyrje për të luftuar racizmin online.

Tani, të gjitha këto iniciativa kanë bërë që Rashford të bëhet një rast studimi në shkolla. Nxënësit e shkollave të mesme, që studiojnë kërkimin mbi mediat, do të jenë në gjendje të mësojnë për aktivitetet online të sulmuesit dhe se si ai vepron me mënyrën e tij të komunikimit. Lënda e re do të studiohet nga ky vit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *