• |
ide | kryesore

Ndihmoi bosin e kriptomonedhave turke gjatë qëndrimit në Shqipëri, arrestohet Edevaldo Haxhiu

-Instant, Lajme, Të fundit



Edevaldo Haxhiu është arrestuar nga policia shqiptare, pasi ka ndihmuar në arritjen e bosit turk të kriptomonedhës Faruk Fatih Ozer, njoftojnë mediat turke. Haxhiu është arrestuar në Tiranë pasi kishte ndihmuar Özer të strehohej në Shqipëri. Ai e kishte marrë atë nga aeroporti i Nënë Terezës, e kishte sjellë në hotel dhe e kishte ndihmuar të fshihej.

Mediat turke raportojnë se Haxhiu është arrestuar në orën 00:30 të mesnatës së sotme dhe theksojnë se ai është marrë në pyetje por ka mohur të ketë njohje me Faruk Fatih Ozer. Faruk Fatih Özer, u arratis nga Turqia në 20 prill dhe u strehua në Shqipëri.  Më herët është vënë në pranga edhe shqiptari Altjan Canaj, që dyshohej gjithashtu se ndihmoi në të njëjtën arratisje.

Boss-i i kriptomonedhave turke erdhi në Shqipëri për t’iu  fshehur autoriteteve turke. Ai akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen ebiznesit dhe u arratis.



2 Comments

  1. Mediat turke thone qe ky Edevaldo Haxhiu eshte nipi i Armando Dukes. A e keni lexu kete fakt ne ndonje media shqiptare? Joooooooo

    Kush e bllokon lajmin

  2. Përveç takimit që tashmë është bërë publik, ai i vitit 2008 kur Berisha ishte Kryeministër dhe në njoftimin zyrtar të Qeverisë shqiptare thuhet se “Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një takim me mikun e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve George Soros, një financier dhe filantropist i njohur botërisht”, fotoja e publikuar sot vërteton të paktën edhe një tjetër takim Berisha-Soros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *