• |
ide | kryesore

“Një zë i vetëm për promovimin e barazisë, diversitetit e gjithëpërfshirjes”: Milan pozicionohet pas rastit Maignan

-Instant, Sport



Pas rastit të Maignan (portieri i kuqezinjve ishte viktimë e ofendimeve raciste para ndeshjes kundër Juventus) Milani ka publikuar një video për t’i thënë jo çdo forme diskriminimi, duke u kthyer të sensibilizojë tifozët me një mesazh që ka për protagonistët lojtarët dhe lojtaret shpesh viktima të diskriminimit dhe intolerancës. “Ne jemi të vetëdijshëm se nuk mund të shpresojmë të zgjidhim një problem të tillë si racizmi – lexohet në letrën e CEO-s Ivan Gazidis të publikuar në faqen e internetit të klubit – megjithatë ne jemi të bindur se ne kemi përgjegjësinë për të vazhduar përhapjen e mesazheve të shpresës dhe optimizmit, duke e pranuar se çdo veprim mund të kontribuojë në një ndryshim pozitiv”.

Videoja – e cila është pjesë e programit RespAct të Milanit – është xhiruar disa muaj më parë, por klubi e publikoi atë sot, sepse “duket koha e përshtatshme për ta ndarë atë me të gjithë, jo vetëm si reagim ndaj episodeve të fundit që përfshijnë lojtarët tanë, por sepse është qartë dhe evidente se këto mesazhe mbeten gjithmonë të nevojshme dhe të rëndësishme”, shpjegon Gazidis. Javët e fundit Bakayoko dhe Kessie janë vënë në shënjestër të koreve raciste dhe buu-ve gjatë ndeshjes kundër Lazios, ndërsa Maignan gjatë nxemjes në Torino në ndeshjen kundër Juventusit mori fyerje nga një tifoz bardhezi, i cili u identifikua dhe u denoncua menjëherë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *