• |
ide | kryesore

Përplasi motorin duke lënë të plagosur dy persona, arrestohet shoferi në Kuçovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 35-vjeçar nga Kuçova është arrestuar nga policia pasi është bërë shkaktar i një aksidenti që rezultoi në dy të plagosur. Mësohet se shtetasi A.V., drejtues i një mjeti “Wolkswagen” ka përplasur një motorçikletë. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi N.D dhe pasagjeri shetetasi Sh.P, të cilët pasi kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Berat janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *