• |
ide | kryesore

Plas sherri në TV/ Mark Marku përplaset me Agron Shehajn: Matrapaz! Frikacak!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka kaluar me tone të larta debati në Opinion me deputetit të PD-së Agron Shehaj dhe Mark Markut që refuzoi të marrë mandatin pas zgjedhjeve.

Marku tha se Shehaj u tregua frikacak duke mos mbajtur asnjë fjalim në Kuvendin Kombëtar, por kjo shkaktuar reagimin e fortë të deputetit.

“Kush je ti që më jep leksione trimërie?” – iu kthye Shehaj duke shtuar: “Kur unë kam garuar dhe kam folur kundër Bashës ti bëje fushatë për atë. Ti doje një parti ndryshe me Bashën kryetar”.

“Sepse unë nuk doja që në krye të PD-së të vinte një matrapaz” – tha Marku duke shtuar: “Nuk doja që të vinte në krye një bizmensmen. Nuk ka punë biznesi në politikë”.

“Do të pyesim ty kush ka të drejtë të hyjë apo jo në politikë” – iu përgjigj Shehaj, por debati vijoi gjatë me replika nga të dy anëtarët e PD-së.

DEBATI I PLOTË NË STUDIO:

Agron Shehaj: Ça zgjidhje është kjo? Mendoj që Berisha nuk do të tërhiqet, as Basha nuk tërhiqet. Nuk besoj që do të lejoj, kur dëgjoj se nuk do mblidhet asnjë forum. Gjithsecili do ta mendojë siç ia ka qejfi. E do të fillojnë do të kapen. Berisha do i mbledhi votat. Por do të gjenin një kleçkë, jo vota falso, etj.

Mark Marku: Unë kam propozuar një kongres të jashtëzakonshëm, por për alternativa. Isha për teza për ndryshimin e PD. Berisha pse nuk e pranoi? Të mbash një Kuvend se Berisha ka një problem personal. Të gjithë e keni mbështetur Bashën. Ti nuk guxove që të dalësh kundër Bashës

Agron Shehaj: Mua leksione nuk më jep dot. Kur unë dola kundër Bashës, ti bëje fushatë për të. Ku ishe ti gjatë fushatës? Ti thoshe duhet të ndryshosh PD dhe jo kryetarin. Si ndryshohet PD, e jo kryetari!?

Mark Marku: Jo për ndryshim që të shkonte tek Basha tek ti. Po rri more tani.

Agron Shehaj: Unë e them çfarë mendoj troç për Bashën. Unë që bëra fushatë kundër Bashës?

Mark Marku: Unë mendoj që një matrapaz nuk duhet të bëhet kryetar i PD.

Agron Shehaj: Je mirë nga mendja?

Mark Marku: Po, je tregëtar.

Agron Shehaj: Jam sipërmarrës

Mark Marku: Po ik more. Nuk duhet biznesmen në politikë, je standard i ulët me Bashën dhe me çdokënd që është në PD.

Agron Shehaj: Stadard i ulët je ti, se dhe dorëheqjen. Nuk ta mbajti! Pse nuk ta mbajti? Hë mo ku je. Se nuk ta mbajti. Ky mentalitet komunist…

Mark Marku: Po, është problem

Agron Shehaj: Themelo Partinë e Punës.

Mark Marku: Dy raste ka, Trump dhe Berluksoni.

Agron Shehaj: Ti nuk e ke haberin se çfarë është tregëtia

Mark Marku: Të gjithë janë bixhozçi. O mashtrues.

Agron Shehaj: Nuk e kuptoj se për çfarë dreqin…

Mark Marku: Mos ngrini mite kot.

Agron Shehaj: Ti jep mend.

Mark Marku: Unë bëj shumë keq dhe jap dorëheqjen.

©LAPSI.al



6 Comments

  1. Mark Marku eshte me komunist se komunistet..Ne vend te perkrahe iniciativen e lire ky thote qe biznesi behet nga bixhozci..Sa turp…Ketu e djathta eshte me keq se e majta..U katandisem keq. ..

  2. Per keto qe tha sot Marku duhet te perjashtohet nga PD, dhe nga profesorlleku.
    Eshte apsurde qe nje force e Diathte te thote qe biznesmenet jane matrapaza.

  3. Pa dyshim qe sherri midis te dyve ishte i pavend dhe i turpshem. Dita-dites ne po shohim nje PD te dekompozuar keqas e kthyer ne nje kenete ku jetojne lloj qenjesh qe kane vetem nje hall, veten e tyre. Berisha dhe klani i tij i fanatikeve provincial me levizjen e tyre instiktive per mbijetese kane zbuluar moralin e mbrendshem te kesaj partie te kompozuar keqas nga koropsioni dhe e shemtuara. Berishizmi vdiq, por po mer me vete dhe keneten PD si shtrat i mire i saj. Berisha duhet share e lavderuar qe e solli PD ne kete pike. Ne nje parti te djathte ku ska demokraci te brendeshme ku intereset personale mbizoterojne, ku pasurite e dyshimta te antareve te saj te lene shijet e hajduteve te rendomte, ku zeri i popullit nuk e perfill kush, kur ska ndjeshmeri per gjendjen e keqe te kombit, nje parti e tille nuk duhet te egzistoj.

    1. Qetesohu Titi, se PD eshte ne opozite. Konfliktet e interesave dhe pazaret , per te mos folur per vjedhjet dhe degjenerimin e thelle moral i ka PS qe eshte ne Pozite. Ne kete derexhe qe eshte Shqiperia ka 9 vite qe ne qeveri eshte Transi i Partise Roze..KRM Rama!

  4. Sipas Markut, Ligjit Tregtar do ti themi Ligji Matrapaz sikurs do ti ndryshojme emrin aktiviteteve dhe kompanive, Kompani Matrapaze dhe Aktivitet Matrapazesh.. Mjaft o Mark idioti, profesor gjuhe letersie..Se ne cfare niveli jane gjuha dhe letersia eshte edhe merita jote..Sa deshironi ti ngjani qelbesires Enver, te gjithe ju. Nuk thone kot tu besh nenen te te thone baba

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *