• |
ide | kryesore

PS vendosi me votë që komisionet të zhvillohen online/ PD: Vendim anti-kushtetues. Po kufizohet parlamentarizmi!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Socialiste vendosi me votë mbajtjen online të komisioneve parlamentare, prej situatës së krijuar nga pandemia. Partia Demokratike kundërshoti ashpër.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, teksa e cilësoi vendimin anti-kushtetues pasi nuk jemi në situatën e gjendjes së jashtëzakonshme, e cilësoi atë si një përpjekje për të kufizuar parlamentarizmin.

Në fundt të fjalës së tij ai kërkoi që qeveria të tërhiqej nga ky vendim dhe të zbatohej rregullorja.

“Në mënyrë të jashtëligjshme me Kushtetutën e Shqipërisë, u mor një vendim në gjykimin tonë i pavlefshëm që kufizon punën e që komisionet parlamentare të bëhen online.

Rregullorja është e qartë kur kufizohet puna e Komisioneve Parlamentare dhe ato janë janë gjëndja e jashtëzakonshme dhe gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Ne, sot, nuk jemi në asnjë nga këto gjendje formale juridike për të cunguar punën e komisioneve parlamentare.

E vetmja gjë pse kjo do të bëhet është për të kufizuar parlamentarizmin. Ne nuk e pranojmë këtë dhe kërkojmë që ai vendim që u morr në Konferencën e Kryetarëve të hidhet poshtë dhe të vijojë të zbatohet rregullorja’, tha Rushaj.



2 Comments

  1. Përveç takimit që tashmë është bërë publik, ai i vitit 2008 kur Berisha ishte Kryeministër dhe në njoftimin zyrtar të Qeverisë shqiptare thuhet se “Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një takim me mikun e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve George Soros, një financier dhe filantropist i njohur botërisht”, fotoja e publikuar sot vërteton të paktën edhe një tjetër takim Berisha-Soros.

  2. Nëse Berisha arrin ta rrëzojë Bashën, nuk ka dyshim që kryetari i radhës do jetë një tjetër zar i tij, në mos ai vetë. Ama, kjo nuk do të thotë që dilema, me të cilën përballet PD-ja, është midis Berishës dhe Bashës. Ky i fundit është produkt i Berishës si në formë, edhe në përmbajtje. Ai është vendosur dhe ka qëndruar në krye të PD-së me bekimin dhe metodat e doktorit. Madje, Basha ende nuk është distancuar politikisht prej Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *