• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i filmit ‘The Tragedy Of Macbeth’

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është publikuar traileri i filmit të ri ‘The Tragedy of Macbeth”, një prodhim bardh e zi, i cili bazohet në dramën me po këtë titull të William Shakespeare.

Filmi do të flasë për dredhitë e çiftit, dredhitë për pushtet në Skoci dhe në fund zhytjen e tyre në çmenduri. Në videon e publikuar paraqiten  klipe të ndara, zogj të mëdhenj të zi në qiell, Macbethin duke ecur me mundim nëpër shkretëtirë dhe zonjën Macbeth e cila me frikë shikon përtej krahëve të saj.Kasti i aktorëve përbëhet nga Denzel Washingon dhe  Frances  McDormand në role kryesore,  Corey Hawking,  Moses Ingram , Brendan Gleeso e të tjerë. Premiera e “The Tragedy of Macbeth” do të mbahet në New York me 24 shtator 2021. Në kinema do të shfaqet me 25 dhjetor, ndërsa në platformën Apple TV+ do të transmetohet me 14 janar 2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *