• |
ide | kryesore

Reaksion nga socialistët për punësimet e Tom Doshit në Shkodër/ Çfarë tregon përplasja

Arkiva, Kryesore

Kalimi i pothuajse gjysëmës së pushtetit në bazë në duar të Tom Doshit i ka futur në telashe drejtuesit e PS nga qendra. Edhe më parë, fakti se ish kreu i PSD-së, më parë deputet i pavarur, merrte pushtet në Shkodër falë lidhjeve të tij të fshehta me Edi Ramën i ka zëmëruar socialistët, por këtë radhë duket se gjërat kanë shpërthyer hapur. Gjatë debateve të zhvilluara mbrëmjen e së mërkurës sekretari i përgjithshëm i sapo zgjedhur, Damian Gjiknuri dhe Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi janë përballur me kritikat për vendet e punës që i jepen klientelës së Tom Doshit.


Lexo me tej:


Socialistët në Shkodër ankohen për PSD-në e Tom Doshit: Janë marrë drejtorë nga rruga dhe pa kontribute

“Drejtorët PS i ka marrë jo mbi meritiokraci por nga rruga dhe se mbi 50% e punësimeve në Shkodër i ka PSD e Tom Doshit” mësohet të ketë thënë Blediana Nika, ish drejtoresha e Zyrës Arsimore. “Ato nuk janë votat e tij, por janë votat tona të PS. Ju i keni dhënë vende pune, drejtorë e të tjera dhe tani merr edhe dy deputetë. Mbi 50% të punësimeve i ka aleati.  Ju doni të na hidhni hi syve”, iështë drejtuar ajo Klosit i cili donte të mbronte aleancën me PSD-në. I detyruar nga sentimentet e anëtarësisë edhe deputeti i Malsisë së madhe, Paulin Sterkaj i ka thënë në sy Damin Gjiknurit se vendet e punës në këtë qark po i merr aleati.

Madje kur ky i fundit i ka kërkuar shefave lokalë të partisë që të mobilizohen që tani për zgjedhjet lokale, reaksioni ka qenë më i madh. “Nuk mund të na kërkoni rrezultate-  është shprehur – Gjon Gjonaj kryetar i bashkisë Pukë- kur nga 5 emërime në Pukë që janë me ato një mijë vota, 3 prej tyre, i ka marrë aleati”.

Nisur nga kjo vlagë pakënaqësie Damian Gjiknuri është detyruar të thotë që tia nisin me shkrim në qendër të gjithë emrat e drejtorëve që të shihet se kush është prej tyre i PS-së dhe cili jo.

Por, ndonëse kjo mbledhje e PS-së lokale është në siparfaqe një shprehje e xhelozive dhe meskiniteteve provinciale për vende pune në një qytet të varfër për publikun e gjëra ajo tregon shumë më tepër sesa kaq.

E para, ajo dëshmon se sa fallco është debati i proamerikanëve tanë të shtirë lidhur me personat që shpallen non grata nga SHBA. Ndonëse Tom Doshi është njëri prej tyre ai vazhdon të marri llokma të mëdha pushteti nga kryeministri i mbështetur prej “Big brotherit”. Dhe deri më tani askush nuk ka guxuar të thotë se rilindja nuk mund të hajë barë duke e lënë administratën në duart e një personi të shpallur non grata nga SHBA.

E dyta që është edhe më e rëndë. Deklaratat e kryebashkiakut të Pukës se mos na kërkoni vota po nuk na shpërndatë vende pune se ato me shumë punësime ia keni dhënë PSD-së, tregon për gangrenizimin e partisë shtet, e cila nuk ka më as bindje, as ideale po i grumbullon votat elektorale vetëm në varësi të shitjes së punësimeve. Dhe ndonëse përdorimi i shtetit për arsye elektorale ka qenë një nga akuzat më të renda te reporteve per zgjedhjet, askush nuk do tia dijë për këtë.

Natyrisht edhe pa iu thënë Yuri Kim, nuk ka shqiptar që nuk e kupton këtë dhe ngjarja e Shkodrës tregon edhe njëherë degradimin e një force politike që nga klientelizmi ka rëshkitur në personalizëm ashtu sikurse po ndodh me lidhjen Rama Doshi në Shkodër.

©Lapsi.al

 

 

 

6 Comments

  1. Fjalia me treguese eshte e kesaj lavires qe thote se vendet e punes ne administrate duhen shperndare me meritokraci dhe meritokracia nenkupton kontributin ne mbledhje e blerje votash. Nje grup banditesh qe pretendojne ndershmeri e drejtesi ne ndarjen e plackes se vjedhur. Hidhini ne lum, liqen a det se shyqyr Shkodra ka shume mundesi zgjedhjeje.

  2. or, ndonëse kjo mbledhje e PS-së lokale është në siparfaqe një shprehje e xhelozive dhe meskiniteteve provinciale për vende pune në një qytet të varfër për publikun e gjëra ajo tregon shumë më tepër sesa kaq.” nuk gjetet fjali me me sens te vazhdonit artikullin? ne nje qytet te varfer per publikun???????

    “një force politike që nga klientelizmi ka rëshkitur në personalizëm ashtu sikurse po ndodh me lidhjen Rama Doshi në Shkodër.” uaaaa po pse me ramen ne tiran nuk jeni ne personalizem????? kulmi i personalizmit esht sa me afer rames te jesh. kjo esht ligj ne regjime autoritare.

  3. Sali Berisha ka nxjerr shpatën dhe Lulzim Basha mburojën, partia është ndarë mes të dyve, dhe ithtaret e Sali Berishës, të cilët janë më shumë në shtyp se sa në parti, po mbrojnë tezën se Sali Berisha duhet përdorur sa të heqë Lulzim Bashën dhe të vendosë një kryetar tjetër.Shpellkare e cecene ne mbrojtje te llalles se salihut e likes,nuk flasin salihu e likja por kane leshuar nje kategori cakallesh e skifter dhe po shajne ameriken,rrace me e ndyre shpellkaresh nuk i gjen ne bote por vetem ne shpellat e vicidolit dhe skraparit,prisni rrallen o enverista të salih saliban berisha

  4. Në orën fatkeqe 20:00 të datës 9 shtator 2021, Berisha preku të vërtetën: Lul Basha, me pamjen e ‘tutkunit’, kishte luajtur rolin e ‘tenjës’ dhe ia kishte ngrënë gjithë stofin ‘babait politik’. Luli kishte bërë vrap në vend, si për t’i thënë se ‘nuk largohem prej teje’. Basha nuk bëri gabimin e Pashkos dhe të Hajdarit që e kërcënuan Berishën se do ta hidhnin nga avioni prej Amerike, por pa bërë zë, Luli hapi dritaren dhe e hodhi vërtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu