• |
ide | kryesore

Socialistët e Shkodrës nxjerrin Ramën zbuluar/ Si u tall kryeministri me Juri Kimin për Tom Doshin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Tom Doshi u vu në shënjestër të një fushate akuzash dhe presioni të ambasadës amerikane para zgjedhjeve të 25 Prillit. Synimi qe bllokimi i kandidimit të tij si deputet me Partinë Socialdemokrate. Juri Kim i kërkoi Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të mos e lejonte atë të kandidonte për deputet.


Por juristëve të KQZ-së nuk u mjaftonte dot, thjesht fakti që Tom Doshi ishte shpallur “non grata” nga DASH. Për sa kohë në prokurori nuk kishte asnjë procedim penal, asnjë hetim, asnjë dosje që mund t’i përdorej kundër, Doshi kandidoi në zgjedhje dhe siç dihet mori 3 deputetë me PSD-në e tij. Në mungesë të provave juridike për t’i paraqitur në KQZ, Juri Kim u drejtua për nga aleati tradicional i Tom Doshit, Edi Rama.


Kim i kërkoi Ramës të distancohej, por për kryeministrin kjo nuk qe aq e thjeshtë. Me Tom Doshin atë e lidh një marrëdhënie e gjatë bashkëpunimi që kur ishte opozitë.

“Kam krijuar pak konfuzion por mendoj që është koha e duhur për të qartësuar çdo konfuzion dhe për të qenë absolutisht të qartë se ku qëndrojmë të gjithë” shprehej Juri Kim në një intervistë para zgjedhjeve, duke pranuar se luajaliteti i Ramës e kishte habitur.

Në fakt, pavarësisht një marrëdhenieje me ulje dhe ngritje ndër vite, nuk ka asnjë deklaratë publike të Ramës kundër Doshit, edhe kur u detyrua ta përcjellë jashtë selisë së PS-së për shkak të konfliktit me Ilir Metën.

I gjendur nën presionin e ambasadës amerikane për t’u deklaruar kundër Tom Doshit, Rama dha këtë përgjigje:

“Ne duhet të merremi me Saliun përpara të cilit Tom Doshi është engjëll, duhet të merremi me Ilirin përpara të cilit Tom Doshi është engjëll, duhet të merremi me Monikën përpara të cilës Tom Doshi është engjëll. Ndërkohë për Tom Doshin, unë nuk kam asnjë dallim nga ambasadorja dhe qëndrimi i Shteteve të Bashkuara. Në raport me ta është engjëll. Nëse Tom Doshi është përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion domethënës, unë nuk kam asnjë arsye ta vë në dyshim përcaktimin e tyre dhe për këtë arsye, ne nuk jemi aleat”

Megjithatë për ta qetësuar ambasadoren, e priti në zyrën e tij në kryeministri. Nga takimi me Ramën, Juri Kim doli me një qëndrim, që ngriti shumë pikëpyetje. Sipas saj, spekulimet morën fund, sepse Rama i kishte premtuar se në qeverinë e tij, Tom Doshi nuk do të kishte asnjë rol.

“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: kryeministri Edi Rama më sqaroi se çfarë do të thotë ky emërim. Në fakt, kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga PS. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në qeveri”, shkruajti ambasadorja në shkurt të këtij viti, duke i dhënë fund debatit që kishte krijuar vetë.

Ishte e habitshme se me çfarë lehtësie ambasadorja i dha fund një fushate, që e kishte bërë aq të zhurmshme në media. A ishte vërtet kaq naive ambasadorja amerikane sa të besonte se aleanca e vjetër Rama-Doshi kishte marrë fund me një takim të saj në kryeministri?

Në fakt, edhe pse Tom Doshi ka dorëzuar mandatin e deputetit, edhe pse publikisht Rama ka thënë se nuk ka aleancë me PSD, në terren ndodh krejt e kundërta.

Ankesat e socialistëve të Shkodrës që pritën Sekretarin e Përgjithshëm Damian Gjiknurin tregojnë se bisedat e Ramës me Juri Kim ishin një tallje e madhe, sepse emërimet dhe drejtimi i administratës në këtë qytet është nën dorën e aleatit Tom Doshi. Madje në mbledhjet e tyre të brendshme, drejtuesit socialistë e pranojnë se PSD është një aleat i nevojshëm që ka tre deputetë, votat e të cilës i duhen shumicës qeverisëse në parlament. Kjo dëshmohet nga fjalët e Damian Gjiknurit dhe të Blendi Klosit, të cilët duhet të justifikojnë ndarjen e pushtetit me Doshin, përballë socialistëve të Shkodrës, që ankohen për punësimet në masë nga PSD.

Diskutimet e zbardhura më poshtë:

DEBATI ME DYER TË MBYLLURA

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Nuk ka më drejtorë pa kontribut që do emërohen.

Blediana Nika (anëtare e PS): Pa kontribut janë!

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Më lër ta mbaroj të lutem..

Blediana Nika (anëtare e PS): Jo nuk të lë të mbarosh se këtu kanë ardhur njerëz nga dritarja dhe duan të na nxjerrin ne që kemi kontribut nga dera. Aleati i PS në Shkodër ka marrë punësime e drejtorë e gjithçka…

Blendi Klosi (sekretar organizativ i PS): Aleatin është e vërtetë që e kemi. Partia aleate ka marrë votat përkatëse, ka dy deputetë dhe ato vota duhet që t’i ruajmë edhe aleatit duke qenë se është me ne…

Blediana Nika (anëtare e PS): Ata nuk janë votat e tij, por janë votat tona të PS. I keni dhënë vende pune, drejtorë e të tjera dhe tani merr edhe dy deputetë. Mbi 50% të punësimeve i ka aleati. Unë jam në Velipojë njësi fituese ndryshe nga shumë tjerë që kanë humbur dhe më kanë hequr nga puna si drejtoreshë e ZVA Shkodër. Ju doni të na hidhni hi syve.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Kryeministri Rama do të dijë që këto vota të PS Shkodër që janë mbledh, kush i ka mbledh, kush ka kontribuar. Nuk ka më punësime pa kontribut në PS. Edona është pa eksperiencë, por ka mësuar këto 6 muaj shumë dhe patjetër që do ketë ndihmën tonë se kjo punë nuk bëhet vetëm por nëse jemi të mbledhur bashkë të gjithë, të bashkuar.

Paulin Sterkaj (deputet i PS): Ja keni dhënë vendet e punës Aleatit.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Kryetarët e bashkive duhet që të bëjnë gati terrenin se do futeni në zgjedhje lokale.

Gjon Gjonaj (kryetar i bashkisë Pukë): 5 vende punë në Pukë që janë me ato një mijë vota që ka Aleati merr 3 prej tyre, nga dy që mbesin një e punësoj unë dhe një ju. Kështu nuk bën.

Blendi Klosi (sekretar organizativ i PS): Më 26 prill pas zgjedhjeve Parlamentare ka nisur një kapitull i ri. Në 2009 në Shkodër kemi fituar 9 komuna ne dhe 9 PD, pra ka qenë një rezultat i mirë. Duhet që të fitojmë bashkitë në zgjedhjet vendore që vijnë, kjo është kërkesë edhe e Kryeministrit.

Gjon Gjonaj (kryetar i bashkisë Pukë): Ne nuk kemi terren për të punuar për zgjedhjet vendore kështu si thoni ju sepse vendet e punës ia jepni Aleatit dhe ai merr vende pune më tepër se unë që jam kryetar bashkie.

Fran Tuci (kryetar i bashkisë Fushë Arrës): Në Fushë Arrës mua më kanë sabotuar deputetët e PS të Shkodrës. Janë munduar deputetët e PS që Fushë Arrësi të dalë keq në zgjedhjet e 25 prillit. Si ti marrim votat ne në zgjedhjet vendore që do jenë me këtë situatë. Ma kanë bërë këtë punë duke më sabotuar për të thënë qytetarët në Fushë Arrës që Frani nuk merr vota më dhe nuk del më kryetar bashkie. Fushë Arrësi nuk ka drejtora por ka ndonjë inspektor apo ndonjë shef, edhe këto inspektora e shefa i punëson Puka, mua nuk më mbetet asgjë dhe tani kërkoni që të bëhemi gati për zgjedhjet e ardhshme.

Paulin Sterkaj (deputet i PS): Ti e di Damian që jam mbështetës i joti dhe kam qenë edhe më përpara se je djalë simpatik. Para zgjedhjeve na pyet kryeministri Rama ne dhe para zgjedhjeve na do shumë fort dhe na pyet, por pa zgjedhjeve merret me ju. Duhet të dini se PS ka djem e vajza shumë të mirë dhe me integritet të lartë që nuk po i vjen radha kurrë se nuk po i lini dhe se vendet e punës i merr Aleati.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Do rishikohen gjithë drejtorët dhe nga sot e mbrapa ata që do emërohen do jenë se s’bën me kontribut në PS.

Blediana Nika (anëtare e PS): Gjithë drejtorët në Shkodër i keni marrë të gjithë prej rruge, nuk kanë punë me PS.

Paulin Sterkaj (deputet i PS): Vendosën drejtorat dhe nuk më pyet kush mua si deputet, po një jashtë fare që është socialist kush e pyet.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Unë i dua në letër të shkruar drejtorët se kush është i joni, pra i PS dhe kush janë të aleatit. Anëtarët e partisë dhe kryetarët e organizatave do jenë në sistemin e digjitalizimit të partisë që po bëjmë. Ky proces duhet që të mbarojë deri në dhjetor po ashtu deri në dhjetor duhet të mbarojnë edhe vendosja e kryetarëve të PS në njësi dhe bashkinë Shkodër. Pas dhjetorit duhet të bëhemi gati për zgjedhjet lokale.

Edona Bilali (deputete e PS, drejtuese politike e PS qarku Shkodër): Ai kryetar organizate i PS që humb në zgjedhje në zonën e tij nuk të jetë më, duhet të vendoset dikush tjetër nga brenda organizatës.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Mos u mundoni për shifrat se ato i ka kryeministri Rama në zyrë. Kush ka një pozicion pune do rishikohen votat dhe kontributi i tij, nuk ka më emërime pa kontribut..Lapsi.al

21 Comments

    1. Prandaje nuke bëhet kurre shteti Shqiptare gjith qka pazare pazare nje sistem pa vlera sistem Turke Otomane Talibane komunist … poshte Edi RameTurku poshte Sali Berisha vrasi poshte ilir hajduti dhe Lulzim hajduti

    2. Pra ketu akuzohet Edi Rama, Tom Doshi, dy deputete, njeri dhe Kryeminister, per korrupsion, ndikim te paligjshem, shperdorim detyre etj etj. Ju lutemi gazetareve te pysin Ben Krajen e SPAK ja nis ndonje gje apo pret nga shoqja Kim instruksione???

    3. Cojani copy paste SPAK apo BKH kete tekstin e bisedes se Shkodres, se thone pastaj nuk dinim gje. Oh sa gallate.

      Korrupsion haptazi, po si thote deputeti tjeter, Gjiknuri: “Mos u mundoni për shifrat se ato i ka kryeministri Rama në zyrë. Kush ka një pozicion pune do rishikohen votat dhe kontributi i tij, nuk ka më emërime pa kontribut…”.

      ME SHUME SE KAQ????

  1. Tom Doshi nuk e pjerdhi këtë kinezen.

    Sali Berisha as nuk e rruan fare as bë blinken, jo më për këtë morracaken.

    Duket se vetëm lluli i trembet kësaj.

  2. I thoshin dikur Administrate publike ne te cilen nuk duhet te kishte perkatesi partiake. Ketu kokrra e militantit ben ligjin!

  3. Edhe lluli e kishte te gateshme pergjigjen per zj.Kim, Sali Berisha nuk do jete pjes e qeveris nese PD do vij nojher me llulin ne pushtet.
    Por z.lluli eshte koqe kanari dhe ja futi vetes me Berishen,tani lluli do shkoj per lesh si ka shku keto 8 -12 vjet.

  4. I ndaluan hyrjen ne Parlament Qenit Tom Doshi per te futur tre kelyshet e tij!Bythqiri Skender Gjinushi qe u be edhe Kryetari i Akademise se shkencave i shiti Partine nje gangsteri.Nje shoqeri me moral te degraduar.

  5. dhiz iz a mirakull ov fridhem.O bo bo,ec e duro Edvinin e Zi qy t fitoj edhe zgjedhjet e 2029.Edvini I drogs ,asht ay qy ka mashtrue Berishn m 2008 qy ndrruen kushtetutn ,Edvini I Zi ka mashtrue z Basha me marrveshjen e 2017.posht kamunizmi.

  6. Sali Berisha ka nxjerr shpatën dhe Lulzim Basha mburojën, partia është ndarë mes të dyve, dhe ithtaret e Sali Berishës, të cilët janë më shumë në shtyp se sa në parti, po mbrojnë tezën se Sali Berisha duhet përdorur sa të heqë Lulzim Bashën dhe të vendosë një kryetar tjetër.Shpellkare e cecene ne mbrojtje te llalles se salihut e likes,nuk flasin salihu e likja por kane leshuar nje kategori cakallesh e skifter dhe po shajne ameriken,rrace me e ndyre shpellkaresh nuk i gjen ne bote por vetem ne shpellat e vicidolit dhe skraparit,prisni rrallen o enverista të salih saliban berisha

  7. Po kjo eshte e tmerrshme!
    Ato e pranojne hapur qe drejtor behesh kur ke kontribut ne parti ( ke vjedh vota) dhe jo nese je i afte per te drejtuar!
    As per sy e faqe nuk e fshehin kete .
    SPAK hesht… sa mire! Nuk ua prish terezine

  8. Titull i gabuar. Rama nuk ia hodhi ambasadores Kim, eshte ambasadorja Kim qe tall prapanicen me shqiptaret. Kulmi eshte se kerkoi qe Berisha te perjashtohet nga grupi parlamentar i asaj qe dikur quhej PD, nderkohe qe Doshi ben namin duke punesuar njerez ne Shkoder duke bere te pakenaqur edhe socialistet shkodrane. Kjo qe ka ndodhur ne Shkoder, nxjerr zbuluar ambasadoren Kim si sorosiane. Nderkohe qe kapet me Berishen (i cili nuk eshte sorosian per korrupsionin e prezumuar dhe pa nje vendim gjykate), mbeshtet dy sososianet qe jane ne krye te dy partive shqiptare. Natyrisht mbeshtet me shume ate qe eshte ne pushtet dhe tall menderen me shqiptaret. Shqiptaret durojne pafundesisht…

  9. Në orën fatkeqe 20:00 të datës 9 shtator 2021, Berisha preku të vërtetën: Lul Basha, me pamjen e ‘tutkunit’, kishte luajtur rolin e ‘tenjës’ dhe ia kishte ngrënë gjithë stofin ‘babait politik’. Luli kishte bërë vrap në vend, si për t’i thënë se ‘nuk largohem prej teje’. Basha nuk bëri gabimin e Pashkos dhe të Hajdarit që e kërcënuan Berishën se do ta hidhnin nga avioni prej Amerike, por pa bërë zë, Luli hapi dritaren dhe e hodhi vërtet.O edvini nuk te shava mamin e gjyshen shpellkare faji nuk eshte i joti o rrotkari por i mamin qe i pallua me salihun dhe të nxirrni ty or shpellkar ekselent

  10. E rrun Ed pordha fort se qar thon pacelet e Shkodres👃gerdalla shet vendet e punes kush i dergon thesin me para 💩ndersa ne popull qahet e luan rolin si nje palaqo cirku dhe i thot populit hani mut hani se une ne rregull i kam punet e kurvave👃👃👃

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu