• |
ide | kryesore

U mbajt 97 minuta në frigorifer/ Dalin FOTOT si humbi jeten Ilia Kareli në burgun grek

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas gati 7 vitesh, mediat greke kanë risjellë në vëmendjen e opinionit publik, vdekjen e shqiptarit, Ilia Kareli në burgjet e vendit fqinj.

Mediat kanë publikuar foto nga vendi ku është vrarë si dhe disa pjesë të burgut ku qëndronte.

Për këtë ngjarje tronditëse u çuan në gjykim 14 persona, ku në vitin 2016 u dënuan 6 persona me nga 5 vite burg. 3 të tjerë u dënuan me 6 vite burg ndërsa gardiani dhe një roje tjetër u dënuan me 7 vite burg.

Dosja e kësaj vrasje paraqet arsyen e vendimit për burgosjen e zyrtarëve të burgjeve, ku mediat greke kanë publikuar detaje rrënqethëse.

97 minuta, në atë që cilësohej si “frigoriferi” i burgut, gardianët torturuan deri në vdekje Ilia Karelin, në atë kohë 42-vjeç. Ai mundi të mbijetonte më pak se 7 orë e gjysmë. Kareli u dërgua në këtë dhomë në orën 15:40 dhe u gjet i vdekur në 23:15, ndërsa nuk përjashtohet që ai të ketë vdekur më herët se në orën kur u gjet i pajetë.

Kareli më herët ishte dhunuar. Kur u dërgua në qelinë e tij, ishte dhunuar deri në atë pikë sa mezi qëndronte në këmbë. Dyshohet se revoltimi i gardianëve të burgut erdhi pas vrasjes së kolegut të tyre disa ditë para ngjarjes në burgun e Malandrinos, në një moment tensioni për refuzimin e lejes. Kareli kishte qëlluar me thikë George Tsironis, duke i shkaktuar plagë të shumta e për pasojë ai ndërroi jetë.

Siç shkruan sot media e njohur greke, Kareli kishte pësuar goditje të vazhdueshme në të gjithë trupin e tij, madje edhe në zona ku kishte tashmë lëndime. Ai është qëlluar në mënyrë të vazhdueshme në vithe, shpinë dhe thembra./Panorama



2 Comments

  1. Greket Turqit dhe Serbet Jane Talibane pa as nje lloje kulture shtet nje lloje si Arebet Talibane komunistat.. keta horra na kan infektue edhe kombin tone Turqit e mutit dhe Greket dhe prandaje as ne nuk po arrive dote të behemi shtet per shkate se kemi shume Turqe muti në token tone

    1. Duke mos i hequr asnje presje mendimit tend, te them qe ai qe vrau rojen ne bug ne te cilin ishte denuar per krime ishte Kareli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *