• |
ide | kryesore

Ulen ndjeshëm temperaturat në mëngjes, parashikimi i motit për sot

-Instant, Lajme, Të fundit



Masat ajrore të qëndrueshme që do të përfshijnë vendin tonë do të diktojnë duke filluar nga ë orët e para të ditës kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave përgjatë shtrirjes Lindore. Por orët e mesditës dhe në vijim parashikohet që të sjellin largim të vranësirave dhe mbizotërim të motit të kthjellët. Parashikohet që edhe nata të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C. Era do të fryjë mesatare në bregdetin e Adriatikut dhe e fortë në jon duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *