• |
ide | kryesore

Verstappen ironizon Hamilton: “Unë nën presion prej tij? Nuk më zë gjumi natën”

-Instant, Sport



Një betejë është kaluar, por një tjetër është tek porta. Dueli Verstappen-Hamilton do të shohë një kapitull të ri në Soçi, historikisht një cirkuit i favorshëm për Mercedes. Por holandezi është gati tashmë dhe, në të vërtetë, në konferencën për shtyp ai i ka hedhur poshtë të gjitha përpjekjet e britanikut për t’i bërë presion atij.

“Lewis ka thënë se jam nën presion? Oh po, ai ka të drejtë, unë jam aq i tensionuar sa nuk mund të fle natën, është vërtet e tmerrshme të luftosh për titull ose për të fituar të gjitha garat”, bëri shaka Max, që pastaj i kthehet seriozitetit: “Kushdo që më njeh e di, unë jam gjithmonë i qetë, kurrë nuk kam qenë më mirë. Është një ndjesi e mrekullueshme të kesh një makinë me të cilën mund të fitosh në çdo kohë dhe në çdo vend. Komentet e tij tregojnë se ai nuk më njeh por pa problem, as unë nuk e njoh mirë. Ne të dy kemi shumë presion, por kjo sigurisht që nuk do të ndryshojë mënyrën se si drejtoj makinën, qasja ime do të jetë gjithmonë e njëjtë”.

Dhe kështu, mes ‘kunjave’ pak a shumë të mbuluar, Verstappen iu kthye aksidentit në Itali dhe mungesës së ndihmës së tij për pilotin e Mercedesit. “Kur dola nga makina ime, ai gjithashtu po përpiqej të dilte. E pashë dhe nuk kishte probleme. Përkundrazi, ai ishte aq mirë sa disa orë më vonë hipi në një aeroplan dhe shkoi në një gala, kështu që shumë mirë për të”. Në Rusi, Max do të duhet të vuajë një dënim për atë që ndodhi në Monza, por ai nuk duket se e ka problem. “Po, u befasova nga sanksioni, por në fund ata vendosën kështu dhe unë duhet ta pranoj, nuk është fundi i botës. Unë mendoj ndryshe, jo domosdoshmërisht duhet të pajtohem, por thjesht të pranoj vendimin dhe ta lë pas”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *