• |
ide | kryesore

VIDEO+18/ U rrëmbye në Allias, policia gjen “mbretin” shqiptar të Instagramit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës reagon pas denoncimit të familjarëve të Kozak Braçi për rrëmbimin e këtij të fundit.

Policia njofton se Braçi, i njohur si “mbreti shqiptar i Instagramit”, është gjetur dhe po shoqërohet në Komisariat për t’u pyetur mbi ngjarjen.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrembimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se: Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes” – shkruan policia e Tiranës.

Kanë qenë familjarët e Kozak, të cilët kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij. Ndërkohë, menjëherë pas denoncimit dhe vënies së policisë në lëvizje, në rrjetin social “Tik Tok” po qarkullon një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale.

KUJDES!!! VIDEO KA FJALOR TE RENDE!



7 Comments

  1. I mori me qafe interneti maloket dixhitale
    Po keta qe bejne si te forte i kane nga 1 nga 2 police ne fis edhe dalin gjithmone pa lagur
    Kurse ne jug i futin njerezit ne burg per 1 bime marihuane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *