Policia e Tiranës reagon pas denoncimit të familjarëve të Kozak Braçi për rrëmbimin e këtij të fundit.
Policia njofton se Braçi, i njohur si “mbreti shqiptar i Instagramit”, është gjetur dhe po shoqërohet në Komisariat për t’u pyetur mbi ngjarjen.
“Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrembimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se: Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.
Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes” – shkruan policia e Tiranës.
Kanë qenë familjarët e Kozak, të cilët kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij. Ndërkohë, menjëherë pas denoncimit dhe vënies së policisë në lëvizje, në rrjetin social “Tik Tok” po qarkullon një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale.
KUJDES!!! VIDEO KA FJALOR TE RENDE!
e hongren dhe kta pallat bashke me ket hajdarin ???
Hajde super kara. Mir ai Po ju me kara se ai. Kujdes sapunin dhe ju gangesterat e tjer tani.
Edhe njerezit presin te behet ky vend me keta idote e injorante…
Puuu cfare fytyraaaaash .
Keta jane e ardhjma e Shqiperise ?
Zot , persa na ke denuar kaq shume !!!!
Dhe ankohemi se si na shkojnë punët…..
I mori me qafe interneti maloket dixhitale
Po keta qe bejne si te forte i kane nga 1 nga 2 police ne fis edhe dalin gjithmone pa lagur
Kurse ne jug i futin njerezit ne burg per 1 bime marihuane
Mire ja ben se kishte shume pordhe, te makina rrinte si lepur,