• |
ide | kryesore

Atentati ndaj Inez Hajrullës në vitin 2019, ekstradohet nga Gjermania 25-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Është ekstraduar këtë të premte drejt Shqipërisë 25 vjeçari Serxhio Cima, i  shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Cima ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është një ndër bashkëpuntorët që morën pjesë në atentatin e zhvilluar ndaj Inez Hajrullës në maj të vitit 2019.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, nga një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash që ishin ulur në një nga tavolinat e vendosura në pjesën e jashtme të një lokali në këtë lagje. Më pas, autorët janë larguar dhe kanë djegur automjetin në fshatin Babicë e Vogël.

Ndërkohë nga bisedat telefonike është zbuluar se 25 vjeçari ishte pjesë e grupit të bashkëpuntorëve.

“Ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë, një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga ZQK Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese gjermane, u krye ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar S. C., 25 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të datës 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Vlorë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Më datë 10.05.2019, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, nga një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash që ishin ulur në një nga tavolinat e vendosura në pjesën e jashtme të një lokali në këtë lagje. Më pas, autorët janë larguar dhe kanë djegur automjetin në fshatin Babicë e Vogël.

Nga hetimet e kryera dhe nga bisedat telefonike ka rezultuar se një nga bashkëpunëtorët e grupit të përfshirë në këtë ngjarje ka qenë S. C”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *