Sali Berisha reagoi pasi ish-kryeministri Edi Rama postoi një foto nga Nju Jorku me miliarderin George Soros.
Berisha u përgjigj duke postuar një foto ku duket presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në krah të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton. “Një foto me dy antipodet e historisë së kombit shqiptar!” shkruan Berisha.
Reagimi në FB:
Një foto me dy antipodet e historisë së kombit shqiptar!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ish-presidentin Bill Clinton, burrin e madh të kombit amerikan që udhëhoqi betejën e NATO-s për çlirimin e Kosovës.
Në anën tjetër Zografi bis me një armik tjetër të kombit shqiptar, multimiliarderin George Soros që rikthyen kontrollin e shoqërisë civile dhe të sistemit të drejtësisë nga partia shtet në Shqipëri dhe së bashku me serbomadhin Vuçiç projektuan ndarjen e Kosovës, vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon.
Kete te pakten e konstaton si edhe ne shqiptaret e tjere!
Sa per ‘foltoren’….. grahmat e fundit te nje mamuthi te menduar te zhdukur!
Rama hodhi karremin, Berisha e hengri i pari