• |
ide | kryesore

Elton John flet për bashkëpunimin me Charlie Puth : Është një muzikant i shkëlqyer

-Instant, Paparazzi, Slider



Elton John ka folur së fundmi për këngën e tij të re në bashkëpunim me këngëtarin  Charlie Puth.

Në një intervistë, Elton tregoi më shumë rreth bashkëpunimit dhe vlerësoi Puth për muzikën e tij,”Charlie është një muzikant i shkëlqyeshëm, ne thjesht klikuam. Ai u bë miku im dhe një mik i familjes sime, fëmijët tanë e duan shumë dhe ai i do ata. Unë kisha një marrëdhënie shumë të ngushtë me të gjithë bashkëpunëtorët në albumin e ri dhe kjo është e bukur Kur punuam në këngët e reja Charlie dhe unë ishim vetëm në studio. Ai ka një ambient të vogël në shtëpi me tastiera, sintetizues dhe programe regjistrimi. Kam luajtur pianon elektrike dhe kam kompozuar muzikën për këngën dhe pastaj Charlie ka shkruar tekstin shumë shpejt.Kimia në studio ishte e mahnitshme “, u shpreh këngëtari. ‘After All’është një nga 16 këngët që gjenden në albumin e ardhshëm të Eltonit “The Lockdown Sessions”. Albumi përmban disa këngëqë ai regjistroi gjatë karantinës dhe duete me artistët si Brandi Carlile, Eddie Vedder, Dua Lipa, Gorillaz, Lil Nas X, Miley Cyrus, Nicki Minaj, Rina Sawayama, SG Lewis , Stevie Nicks, Stevie Wonder, Surfaces, Years & Years, Young Thug.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *