• |
ide | kryesore

Motra e Kim Jong-un: Gati të rifillojmë bisedimet me Korenë e Jugut për t’i dhënë fund luftës

-Instant, Arkiva, Planet



Koreja e Veriut ka shprehur gatishmëri për t’i dhënë fund luftës me Jugun. Deklarata vjen nga motra e Kim Jong-un e cila tha se është gati për rifillim të bisedimeve.

Koreja e Jugut prej vitesh ka bërë thirrje që palët të ulen në tryezë për të shpallur fundin zyrtar të Luftës Koreane.

Konflikti i nisur dekada më parë ndau Gadishullin në dy pjesë dhe përfundoi në 1953 me armëpushim, por jo traktat paqeje, pra dy vendet gjithsesi kanë vijuar të jenë në luftë.

Kufiri i tyre është i ndarë me klon me gjemba dhe i fortifikuar, i vrojtuar rreptësisht nga dy palët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *