• |
ide | kryesore

Ndalesa e parë në Shqipëri, Von der Leyen nis turin në Ballkanin Perëndimor

-Instant, Lajme, Planet

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen e fillon turin e saj të vizitave në Ballkanin Perendimor me vizitën në Shqipëri. Von der Leyen do të vizitojë Shqipërinë në 28 shtator, dhe më pas do të zhvillojë një vizitë në Maqedoninë e Veriut.


Ne 29 shtator, Von der Leyen do të vizitojë Kosoven, Malin e Zi dhe Serbinë dhe ne 30 shtator Bosnjë Hercegovinën.


Kjo është konfirmuar nga kabineti i presidentes. Eric Mamer, kryezëdhënësi i Komisionit Europian, është shprehur se gjatë vizitës së saj në rajonin e Ballkanit Perendimor, presidentja Von der Leyen do të rikonfirmojë perspektiven europiane te vendeve te rajonit dhe angazhimin e Bashkimit Europian ndaj tyre.

Vizita do të orojë mundësinë për të diskutuar një sërë çështjesh, pêrfshirë edhe planin ekonomik dhe të investimeve për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe asistencën shtatëvjeçare IPA III 2021-2027. Presidentja do të ndalet gjithashtu te evolucioni i çdo vend i Ballkanit Perêndimor, përfshirë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninê e Veriut dhe Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu