• |
ide | kryesore

Padia e Bashës ndaj Veliajt/ Seanca shtyhet për të dytën herë

-Instant, Lajme, Të fundit



Seanca për padinë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt nga kreu i PD-së, Lulzim Basha është shtyrë për të dytën herë. Seanca e sotme u shty për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të Veliajt, do të mbahej për padinë që kreu i demokratëve ka ngritur ndaj Veliajt për shpifje.

Seanca e fundit e mbajtur, ishte si një seancë pajtimi mes palëve, por Basha refuzoi të ndërmerrte një hap të tillë. Në padinë penale argumentohet se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete ndaj Bashës, të cilat demokratët i konsiderojnë shpifje. Kështu sipas kreut të PD-së, kryebashkiaku ka dhënë informacion të rremë në muajin tetor të vitit 2020 pasi ka thënë se në kohën e tërmetit lideri i PD është bërë me 4 vila si dhe ka bërë një ndërtim pa leje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *