• |
ide | kryesore

Përplasja SHBA-Francë/ Rama nuk di anën e kujt të mbajë LIVE në TV francez

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama u gjend përpiqet të mos mbajë anë në përplajsen mes SHBA dhe Francës për nëndetëset bërthamore. Në një intervistë për televizionin francez “TV5 Monde”, Rama tha se SHBA-të janë aleatë ndërsa Franca është mike.

“Ne jemi aleatë krenarë të Shteteve të Bashkuara, por edhe miq shumë krenarë të Francës” – tha Rama

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Shqipëria do të ulet për herë të parë si anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së. I pyetur për këtë, Rama tha se ne jemi një vend i vogël, por jemi gati.

“Ne jemi një vendi vogël, por i kemi idetë tepër të qarta dhe do të bëjmë gjithçka për të ecur bashkë me të tjerët me objektivat e Kombeve të Bashkuara dhe objektivat e përbashkëta për një botë më të mbrojtur nga ndryshimet klimatike, për një botë më të barabartë mes grave dhe burrave, një botë më solidare dhe padyshim për një botë të bashkuar kundër së keqes, terrorizmit, fondametalizmit nga të gjitha anët”, – tha Rama.

Shqipëria do të ulet si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për një mandat 2-vjeçar. Ky Këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat 2-vjeçar. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Tradhtari, mashtrues, hajduti, drogaxhiu flet ne emer te popullit qe e ka varferuar ekonomikisht e shpirterisht. Genjen boten por jo shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *