• |
ide | kryesore

Plagosja në Lushnjë/ 65-vjeçari u plagos me kallashnikov nga vëllai i tij, policia arreston autorin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 65-vjeçar u plagos sot në orët e para të mëngjesit në territorin e jashtëm të banesës së tij në fshatin Ngurrëz e Vogël në Lushnjë. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi Faik Veliu, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se shtetasi Faik Veliu është plagosur nga vëllai i tij Sami Veliu. Policia bëri të mundur kapjen e autorit të plagosjes. Autori u kap teksa ishte i fshehur në një plantacion me shegë bashkë me armën e zjarrit tip kallashnikov.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *