• |
ide | kryesore

Rama mbron “Ballkani i hapur” edhe në OKB: Do ndihmojë zgjidhjen e konflikteve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për integrimin europian.


Sipas tij, ky proces përfaqëson një spirancë për të ardhmen e Shqipërisë. Kreu i qeverisë tha se po pritet mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare.


“Procesi i Integrimit Europian përfaqëson një spirancë për të ardhmen e Shqipërisë dhe ne mezi presim me padurim konferencën e parë ndërqeveritare në përputhje me vendimin e mëparshëm. E kam thënë në Tiranë, dhe Bruksel e dua ta përsëris këtu. Shqipëria ka kohë që është gati, ajo pret që BE të bëjë pjesën e saj.

Integrimi europian është një aspiratë mbarërajonale. Do të transforte rrënjësisht rajonin. Po punojmë për të zbatuar 4 liritë themelore të BE-së përmes nismës Ballkani i Hapur.

Është shenja e procesit të zotërimit si rajon. Do të rrisë punësimin në rajon, do ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve. Historia e OKB-së është historia e një zhvillimi të pandërprerë. Kjo Asamble nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, republikën e Kosovës” – tha Rama.

 

3 Comments

  1. Fol E DI Rama. te lumte goja. Lider botnor o vlla. Tani Militantet do jargezohen e do flasin si ja beri E DI RAMA 8 me 2 OKB-se

  2. Më duket se po ndez konfliktet më keq. Sigurisht kjo nxitur nga Sërbia të cilën po e ndihmon dhe ti si antishqiptar që je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu