• |
ide | kryesore

Rama përballë Albin Kurtit të hënën, kryeministri viziton Kosovën në kulmin e tensioneve me Serbinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Me t’u kthyer nga Shtetet e Bashkuara ta të Amerikës këtë fundjavë, kryeministri Edi Rama do të bëjë vizitën e parë në Kosovë pas betimit si Kryeministër i Shqipërisë për herë të tretë radhazi. Burime të Lapsi.al mësojnë se Rama do të niset të hënën për Prishtinë bashkë me disa ministra të kabinetit të tij. Këtë vizitë ai e paralajmëroi më herët kur sapo u bë publike letra e urimit që i kishte dërguar Albin Kurti për mandatin e tretë.


Vizita një ditore vjen në një momenet kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë shtuar për shkak të reciprocitetit që vendosi qeveria e Albin Kurtit për çështjen e targave të makinave. Për këto tensione deri më tani Rama është mjaftuar me një reagim të shkurtër 36 orë pasi u krijuan tensionet në veri të Kosovës.


“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë.Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkruajti Edi Rama në Twitter, duke hequr në këtë mënyrë shenja barazimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë qëndrimet e tij në Prishtinë të hënën në takimin e parë me Albin Kurtin pas atij në Tiranë në kuadër të vizitës së Angela Merkel. Kujtojmë që gjatë konferencës për shtyp me kancelaren, Rama nuk humbi rast për të sulmuar Albin Kurtin për refuzimin që ai i bën nismës “Ballkani i Hapur”, nismë e cila deri më tani përkrahet vetëm nga Tirana, Beogradi dhe Shkupi. ©LAPSI.al

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu