• |
ide | kryesore

Rihapet dosja “Gërdeci”, Gjykata e Posaçme vendos rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

-Instant, Lajme, Të fundit



Apeli i Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur rihapjen e hetimeve ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. SPAK iu drejtua në muajt e parë të vitit Gjykatës së Lartë me kërkesën për revokimin e vendimit të 2009 që pushoi çështjen ndaj Mediu me arsyetimin se nuk mund të gjykohet pasi ishte me imunitet.

“Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46, të ligjit 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.09.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm dhe të trashëgimtarëve të viktimës E.D., u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi, për çështjen penale nr. 212 akti, datë 03.09.2021 regjistrimi, ku Gjykata vendosi, të ndryshojë vendimin nr. 60, datë 27.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm dhe revokoi vendimin e pushimit nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke i kthyer aktet Prokurorit të Posaçëm për të proceduar”, thuhet në njoftim.



6 Comments

  1. Pavaresisht riqelbjes, per kete dhe shume si ky, eshte mire qe te hapen plehrat qe kane bere. Jane keta arsyeja qe sot forcat politike jane ne fund te vleresimit publik

  2. pse ti mendon qe Mediu e ka shkaktuar Gerdecin e jo dikush tjeter me lart?? Sa naive qe jeni, asgje s’eshte bere pa lejen e te madhit

  3. Po ndonje ish personel i ambasades amerikane to merret ne pyetje apo dhe nga departamenti i mbrojtjes?Kam frike se do iki dhe ndonje tjeter per gjah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *