• |
ide | kryesore

Rriten shifrat/ 10 jetë të humbura nga Covid, 826 raste të reja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka shënuar rritje numri i vdekjeve nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 10 qytetarë.

Ndërkaq janë shënuar 826 raste të reja me Covid 19.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5150 testime, 826 raste të reja, 10 humbje jete dhe 916 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 826 qytetarë, në këto bashki:

280 raste në Tiranë, 73 në Fier, 51 në Lushnje, 35 në Durrës, 34 në Shkodër, 33 në Vlorë, 31 në Krujë, 30 në Elbasan, 29 në Sarandë, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 21 në Dimal, 14 në Kurbin, 12 në Kamëz, nga 9 raste në Kuçovë, Berat, nga 8 raste në Librazhd, Gjirokastër, Mallakastër, Kavajë, 7 në Kukës, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Pogradec, Devoll, 5 në Dibër, nga 4 raste në Gramsh, Poliçan, Mat, Vorë, Pukë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Këlcyrë, Tepelenë, Cerrik, nga 2 raste në Peqin, Kolonjë, Delvinë, Mirditë, Tropojë, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Konispol, Libohovë, Dropull, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, Belsh.

Janë 12,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 211 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 10 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 63-81 vjeç, 2 qytetare nga Durrësi të moshave 30-66 vjeçe, 2 qytetare nga Elbasani të moshave 63-70 vjeç, 1 qytetar 58 vjeç nga Fier, 1 qytetare 83 vjeçe nga Lushnja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 916 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në

151,914 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 826

Të shëruar në 24 orë 916

Të shtruar në spitale 211

Humbje jete në 24 orë 10

Testime ditore 5150

Testime totale 1,176,595

Raste pozitive 166,690

Raste të shëruara 151,914

Raste Aktive 12,157

Humbje jete 2,619

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5385

Durrës 1169

Fier 1151

Shkodër 1118

Vlorë 686

Elbasan 625

Lezhë 509

Berat 491

Korçë 310

Kukës 291

Gjirokastër 225

Dibër 197



6 Comments

  1. Mashtrim total. Bashkepunim i flliqur midis rames e bashes per te ndaluar foltoren e Berishes. Shifni sot ne darke vone ose neser paradite kur te ndalohen takimet apo tubimet politike, se e nisen lojen me mbledhjet online te komisioneve parlamentare. Jane shume te lexueshem lulzimja me ramsezen.

  2. I thoni atik “mjekut” Alimehmeti, qe ti leje pallavrat. Njerezit duhet te vaksinohen! Te gjithe. Ai qe thote te kunderten eshte tifoz i vdekjes!

  3. Mos lexo lajmet e partise apo je ndonje i seksionit te propagandes se vaksinave. I numerove ti sa vete vdiqen apo si qorr mediatik qe je han cdo gje qete thone. Keta qe vdiqen kishin semundje shoqeruese apo ndonje komplikacion tjeter apo pak rendesi ka vetem raporto shifra per te trembur miletin.

    1. Po me pra, ke te drejte, kane vdek me semundje shoqeruese.. se ata qe vdesin nga Semundjet e tjera te renda nuk kane semundje shoqeruese? Apo VK i fusim nji menje te lehte! Ti lexon budallalliqe facebooku gjithe diten dhe kur vjen puna ke lajmi evident, nuk duhet ti besojm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *