• |
ide | kryesore

Takimi ‘kokë më kokë’ me Bashën, çfarë tha Yuri Kim në selinë e PD-së (Deklarata e plotë)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasada amerikane ka zbardhur deklaratën e plotë të ambasadores Yuri Kim pas takimit me Lulzim Bashën në selinë e PD-së.

Sapo jam kthyer, u ktheva vetëm disa orë më parë nga Uashington, DC, ku pata mundësinë të bisedoj me udhëheqës të agjensive të ndryshme, përfshirë Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Drejtësisë dhe institucione të tjera. Dhe, sigurisht, pata mundësinë të përditësoj drejtuesit dhe kolegët e mi mbi situatën në Shqipëri. Mendova se ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që të vija menjëherë në Partinë Demokratike për të ndarë me ta atë që mësova në Uashington dhe se çfarë do të bëjmë nga ky moment. I thashë Kryetarit Basha se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për të punuar akoma më ngushtë me Partinë Demokratike.

Ashtu si të gjithë e dinë, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka pasur gjithnjë një marrëdhënie të fortë, të veçantë me Partinë Demokratike që prej fillimit. Ne ishim pranë Partisë Demokratike kur ajo mori pushtetin për herë të parë dhe shpresojmë që të kemi mundësi të festojmë prapë kur ajo të marrë pushtetin sërish. Demokracia përkufizohet nga ekzistenca e një partie opozitare të suksesshme dhe të fortë. Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se ky është një çast i vështirë për Partinë Demokratike por është një çast i përkohshëm, është një mundësi dhe shpresa jonë si Shtete të Bashkuara është se Partia Demokratike do të dalë më e fortë, do të dalë më e bashkuar, dhe do të jetë sërish në pozita për të fituar zgjedhjet.

Do doja gjithashtu të konfirmoja se në këndvështrimin e Uashingtonit, ne jemi seriozë sa s’bëhet në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, dhe do të vazhdojmë të ecim përpara, dhe do të vazhdojmë ta luftojmë këtë problem kudo që e gjejmë atë, pavarësisht nga hierarkia, pozicioni apo partia.

Kam parë disa raportime shqetësuese sipas të cilave ajo që ka ndodhur në lidhje me përcaktimin nga Departamenti i Shtetit, qenka një lloj sulmi ndaj sovranitetit të Shqipërisë. Është diçka faktikisht e gabuar dhe është ofenduese. Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti Uillson ishte ai që ngriti zërin dhe tha se Shqipëria duhet të jetë e pavarur.

I vetmi ndryshim në atë deklaratë, të cilën e kemi shtuar, është që Shqipëria duhet të jetë jo vetëm e pavarur, por duhet të jetë edhe sovrane dhe demokratike. Ndaj atyre që janë përpjekur ta vendosin Shtetet e Bashkuara kundër popullit të Shqipërisë do t’iu thoja “E keni gabim!” Populli Shqiptar e di që e keni gabim. Pozicioni ynë për këtë çështje, të pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Shqipërisë nuk do të ndryshojë asnjëherë, pozicioni ynë për rendësinë që ka Partia Demokratike nuk do të ndryshojë asnjëherë.

Ka shumë punë për të bërë në ditët, javët dhe muajt që vijnë. Është thelbësore dhe është shumë mirë që Partia Demokratike është kthyer në parlament plotësisht. Ka veprime që duhen ndërmarrë për të siguruar zgjedhje më të mira herën tjetër, për të trajtuar mangësitë që u identifikuan në raportin e ODIHR-it. Ka edhe punë për të bërë për reformën territoriale, ka punë për të bërë kundër korrupsionit. E gjitha kjo kërkon një Parti Demokratike të fortë, të bashkuar që ecën përpara dhe nuk mund të ecësh përpara me një këmbë të ngecur tek e kaluara.

Si gjithmonë, presim me kënaqësi të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin Shqiptar, me Partinë Demokratike, duam të shohim nga e ardhmja. Ndaj, le të ecim përpara. Shumë faleminderit.



18 Comments

  1. Nese amerika e ka me gjithe mend luften ndaj korrupsionit,perse nuk mban asnje qendrim karshi atij qe drejton vendin?
    Pse nuk denon ata qe jane ne pushtet dhe po e kriminalizoj e shtetin?
    Perse merrwt me berishen si person qe eshte nje njeri i vdekur politikisht dhe nuk merret me ramen qe jo vetem e ka shkaterruar ekonomine por edhe ka kriminalizuar vendin?
    Nese qellimet e amerikes do te ishin demokratike nuk do te merrej me nje te mbaruar si berisha por do ti tregonte vendin rames,do ta ndeshkonte per mafien qe ka instaluar ne pushtet,do t ndeshkonte per blerjen e zgjedhjeve me paret e krimit, do ta ndeshkonte per shkelejet e patoleueshme te demokracis e nga ai.
    Amerika e godet berishen per te percare opoziten qe te mos merret me gjendjen uleritese ku ne jemi por te shqyejne njeri tjetrin.Amerika ne menyre antidemokratike mban ne pushtet mafien dhe ramen pasi keto jane vasalet me padinjitet qe i sherbejne interesave amerikane pa asnje limit.kjo me kujton kohen e otomaneve ,te cilet ne skutat e perandorise gjenin vasale te perulur deri ne neveri qe ju sherbenin.Se si e trajtonin populli keto vasale nuk kishte asnje ineteres per otomanet .

  2. Hahaha…u friksove Kimi??!!
    Dhe vrap per ne Washington??!!
    A ka ndonji te re nga akuza kunder SB-se.Mos na u fsheh si kineze.
    Ke nderhy ne sovranitetin e nji partie dhe jo direkt te shtetit.Ne fund te dites ke nderhy ne probleme qe s’te takojne te perzihesh.
    Lulin e kape per hunde,tashti duhet t’a terheqesh forte pas vetes.
    Perndryshe deshtove dhe mandati yt peefundon se shpejti.
    Dhe sa per SB-ne:”Ma mire jeto nji dite si luan se nji shekull si mi’”.

  3. Po te ishe kaq e mire mi Kimete zonja?perse nuk ka asnje investim per te punsuar njerzit e pa pune ose tjetra perse Amerika nuk i liberalizon vizat qe te ike e gjith rinia dhe ketu te ngelesh ti me Edvin Sorosin , dhe pastaj e keni te leht sovranitetin dhe luften kunder korrupsionit???

  4. Enveritat e PD. Ca ju ka bo ai plaku matuf qe do te marri perseri PD!!?? Si keni lene gje mangut Enverit se ai shante mbare e prape Ameriken. Jeni nje tufe komunistesh te pandreqshem sa rrezik keni filluar plot nostalgji te lexoni librat e Enverit. Vazhdoni melodine e ketij fyelli se edhe nja 20 vjet kur te shkoje Zaho ne universitet Ramen do kemi mbi koke.

    1. je rende fushpums, urrejtja e ka zene syte

      berisha ska thene qe do marre PD, por do ta ktheje parti sovrane…

      ky ekip basha bardhi grida etj qe ju fugshumave ju ha brenga, eshte i pabesueshem dhe ska per ta votu njeri ne zgjedhjet e tjera

      ne ndryshim nga masivi monolit PS ku edhe bar o hane edhe te na rroje kriekari , PD nuk e rru shume per kryetarin

      demokratet duan nje lider , jo si ky qe u ka mbet ne dere. lulushi qe tall bythen fytyrbythja kimete,topi eshe fushen tende zoti luli

      PD ka nje grup votuesish antikomunisite, te perndjekur ish pronare etj shtresa te shkelura me kembe nga komunistet

      e ngaterron me bazen e PS… qe jane dele ne rresht per nje , edhe kur kane 8 vjet ne pushtet dhe skane pare asnje te mire nga ky pushet por vetem te zeza…

    2. Ke ngatru adresen demokratet nuk kane qene kurre me enverin me enverin ne bllok ka qene edi rama me kristaqin babajn e vet ministria balluku qe ka bere striptis ne greqi dhe gjith lepirsat e edi rames qe ushqejn baxhellen kineze me shume para per te poshtruar popullin opozitare nder ko shume familje ne shqiperi jane degdisur nga fukaralliku dhe jeta e shtrejte.mos harro se ne shqiperi shumica e atyre qe skan gjak shqiptari jane me ps Duke futur ketu edhe edi Ramen qe ka te njejtin gjak me vucicin

  5. Lylushi se shpejti ne Ameriqi qe t’i presin koqet dhe pastaj te vi ne pushtet me Sumgazin ,Gridaren dhe djalin e babales Salihanin ,po dale njehere t’i bien bolet dashit dhe Lylushin ta votojne ca socialiste te importuar nga Rama ,se demokratet do t’i fusin hurin.

  6. Kjo edhe basha lexokan temen e merushes .
    Sepse vetem nje mendje perverse mund ta çoje neper mend nje karllik fitoreje.
    Kjo do te thote futja berishese me ndihmen tone qe ne ta fusim ty kollaj.

  7. Kjo ka shum mundsi nuk q…sa duhet dhe prandaj esht gjithmon e eger. E meriton nje te pallume sic dim ne malsoret dhe do ta ndryshoj komplet vizionin o si nata me diten

  8. Kjo mesova ca gjera nga uashingtoni perkthehet si kercenim per Doktorin. Tani ose eshte bllof per ta trembur, ose vertet doktori duhet te ruhet nga ndonje aksident, covid app atak zemre. Me e pakta do sajohet ndonje intrigë tjeter per ti sfumuar peshen ne elektoratin e djathte, kryesisht ne bazen e PD.

  9. piçkë e së ëmës po me woodrow wilson i rrehet mendja të krahasohet kimetes, çi thoni kësaj?

    të hyptë vetja në qejf moj kimete

    rama skënderbeu ti wodroow wilson

    ja prit deri nesër sa të shkruaj një artikull gjekmarkaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *