• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë brenda një supermarketi në SHBA, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

-Instant, Lajme, Planet



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në një supermarket në Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një person qëlloi me armë brenda në dyqan, duke në lënë një të vdekur dhe të paktën 14 të tjerë të plagosur, para se policia ta gjente atë të vdekur me një plagë me armë zjarri.

Një punonjëse tha për CNN se në fillim nuk e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte teksa ajo ishte duke punuar në arkë. “Ai vijoi të qëllonte vazhdimisht. Një nga kolegët e mi u godit në kokë, ndërsa një klient në pjesën e barkut”, u shpreh punonjësja, e cila theksoi se nuk kishte pasur asnjë incident para të shtënave.

Kur policia mbërriti në vendngjarje gjeti shumë persona të cilët ishin fshehur edhe brenda në frigorifer ose të mbyllur në zyra, ndërsa një punonjës u zbrit nga policia pa kishte hipur në çatinë e ndërtesës. Automjeti i autorit të ngjarjes së rëndë është gjetur në parking, ndërsa shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *