• |
ide | kryesore

Zbulohet data e publikimit të dokumentarit për jetën e Avicii-t

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi janë zbuluar detaje të reja nga dokumentari i ri,për jetën e producentit të ndjerë suedez, Avicii.

Sipas Billboard, dokumentari do të publikohet në vitin 2023 dhe do të përmbajë pamje nga prapaskenat, intervista me familjen, miqtë dhe kolegët, klipe  dhe intervista me Aviciin. Dokumentari do të prodhohet nga regjisori Björn Tjärnberg dhe Candamo Film, në bashkëpunim me Televizionin Kombëtar Suedez.“Do të jetë një pasqyrë në muzikën dhe artistin që përcaktoi një epokë dhe ndryshoi botën e muzikës përgjithmonë, dhe është një histori nga afër, intime dhe epike për sukseset e tij të pashembullta dhe përpjekjet e tij për të përballuar presionin”, thuhet në një deklaratë për Billboard.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *