• |
ide | kryesore

“Arbitrat gjykojnë sipas kampionatit, nuk jemi në Spanjë”: Shkëmbi ruan etikën dhe ‘masakron’ sulmuesin e tij

-Instant, Sport



Bledi Shkëmbi ka bllokuar ish-skuadrën e tij, tani me statusin e kampiones në fuqi, me një skuadër të sapongjitur në elitën e futbollit, edhe pse me shumë ambicje: “Dinamo u rikthye me zhurmë, dhe vazhdojmë të bëjmë zhurmë për fat të mirë, por është java e tretë dhe nuk dilet kampion në javën e tretë. Kemi mundësi të bëjmë gjëra të mëdha dhe shumë më të mira dhe jam i bindur që do të arrijmë t’i bëjmë”. Tekniku i ‘nëndetëses’ e ka të qartë se barazimi me Teutën është i favorshëm, pavarësisht se dy barazime radhazi nuk kanë impaktin e duhur te tifozët: “Kundër ekipit kampion qëndron rezultati. Deri diku jemi të kënaqur, por në sulm duhet të jemi shumë më shumë agresiv, i kemi mundësitë. Rastet që na paraqiten duhet t’i shfrytëzojmë. Sot na mungoi besimi”, shpjegoi tekniku korcar.

Në shënjestrën e teknikut ka përfunduar sulmuesi Skuka, që ka marrë një goditje të fortë në hierarki e për të cilin Shkëmbi ka folur pa rezerva: “Nuk fitoi asnjë duel, në asnjë moment nuk kërkoi thellësinë. Ka momente që futbollisti nuk është gati akoma. Me Mihanën ishim pak më të qartë, por në fazën sulmuese duhet të jemi më shumë agresivë”.

Në fund edhe një opinion për arbitrat, për të cilën Shkëmbi nuk preferon të futet në polemika: “Nuk dua t’iu hyj debateve me arbitrat. Jemi të kënaqur, gjithmonë do e kërkojmë te vetja. Kishim mundësi ta fitonim ndeshjen sot, ashtu sikurse edhe bëmë gabime për ta humbur ndeshjen. Ky është kampionati shqiptar, nuk është kampionati spanjoll, që të gjykojmë si kampionati spanjoll”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *