• |
ide | kryesore

Berisha sulmon Bashën nga Vlora: E ka kapur prej fyti Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha nga foltorja në Vlorë akuzoi kryeministrin Edi  Rama dhe Lulzim Bashën se po zhdukin pluralizmin në Shqipëri, ndërsa tha se kreu i PD është kapur ‘prej fyti’ nga Kreu i qeverisë.

“Jemi në një moment de facto të asgjësimit të pluralizmit, PD ka një njeri që vendos pa pyetur asnjë forum dhe deklaron se kuvendi kombëtar nuk do të mblidhet pavarësisht se do mblidhen firmat. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se pluralizëm politik nuk ka. Nuk ka forume, nuk ka statut, nuk ka anëtarësi dhe ka vetëm një njeri që thotë nuk pyes për ligjet e partisë.

Kjo është fasada më e shëmtuar e pluralizmit. Rama duke kapur për fyti pengun e tij ka asgjësuar pluralizmi në Shqipëri. Ndaj kushtrimi është në këmbë të gjithë për mbrojtjen e pluralizmit dhe mbrojtjen e demokracisë.

Rama do të zhduke pluralizmin me pengmarrje dhe me pengjet e tij”, tha Berisha.

Berisha tha më tej se kjo e tija është rrugë pa kthim:

Unë ju kam kërkuar ndjesë dhe ju garantoj se në qëndrimin tim nuk ka patur asnjë shkak tjetër përveçse largimit tim pa kthim. Nëse unë imagjinoja të kthehesha unë do të merrja projekt, por kisha vendosur mos kthehesha kurrë. Por rrethanat e tilla të zgjojnë dhe nga varri po të jesh, për ti dalë zot.

Me shumë të drejtë secili mund të pyesë, doktori e ka për vete këtë? Unë ju them jo dhe po e argumentoj shkurt. Në 19 maj në mënyrën më politike, më hakmarrëse unë shpallen non grata për korrupsion. Një njeri që edhe kundërshtari im kur bënte fushata thoshte që nuk është i korruptuar”, u shpreh ish-kryeministri.



10 Comments

  1. Nuk eshte vone, per t’u penduar, deri pashkuar ne ate Dynja. Ke bere shume gabime dhe faje shume te renda, por, ne situaten qe eshte katandisur Shqiperia dhe mileti, ti je ilaci i vetem, perpara, ec perpara se ke gjithe shqiptarine pas.
    Sot, interesat e tua personale jane te njejta, perputhen me ato te gjithe shqiptareve, sot lufta jote per vete, femijet e tu, familjen tende, eshte ne interes te cdo qytetari, femije dhe familjeje shqiptare, ec perpara se ti din qe t’i vish hakut kesaj menxyre kombetare, ketij mallkimi qe na ka zene, kesaj fatkeqesie, ja Shqipria dhe shqiptaret, ja antinjeriu & banda sorosiane!

    1. Amin vlla

      Levizja e berishes na ka sjelle shprese

      Me .bashen deshtimi ska fund

      Lulush dorezo zyren nuk perfaqeson me askend…

      Salianj gridare ..kerkojini falje berishes se eshte shpirtmadh di te fale

      Ate gaz kurven sikur ta pjekim ne hell sdo ishte keq kurv djale
      fytyre e shpifet

    2. Po te ishte thjeshte ceshtje interesi personal apo familjar Saliu do bente ate qe beri paraardhesi qe u largua, mbylli gojen ne kembim te mbrojtjes dhe shtimit te pasurise se paligjshme, dhe c’eshte me e rendesishmja, ne kembim te amnistise. Berisha ben kete qe ben sepse nuk di te beje gje tjeter. Berisha ben gjithmone ate qe t’i pret te beje bazuar ne historine e tij. Kush nuk llogarit karakterin dhe mentalitetin e Berishes, por vec interesin e tij, e ka analizen te cunguar.

  2. Del tani dhe percan PD ne vend qe ti mblidhte dhe ti bashkonte por pikerisht tani qe ju prek interesi i tij personal Po te bejme ca analiza te thjeshta ne gabimet e tij del se PD po i paguan sot te gjitha jane gabimet e tij dhe pasojat i ka Basha dhe PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *